Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Mesfushori Kaçe sërish në merkato, e kërkon trajneri shqiptar në skuadër

Ergys Kaçe është sërish në merkato. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ka arritur të bindë drejtuesit e skuadrës së Arisit për t’u besuar të ardhmen.

Edhe pse është ende nën kontratë me ta, futbollisti kuqezi duhet të gjejë një tjetër ekip përpara se skuadra greke të nisë fazën përgatitore për sezonin e ri.

Së fundmi, gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se Al Raed dhe Besnik Hasi janë vënë në ndjekje të mesfushorit, bashkë edhe me Mërgim Mavrajn, ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare.

Kaçe u bashkua me Aris në tetor 2020 dhe kontrata i përfundon në qershor 2022. Aktualisht, sipas “transfermarkt”, vlera e kartonit të tij në tregun e transferimeve është 350 mijë euro.

Related posts

Barcelona dhe Reali në ‘luftë’ për yllin nga Serie A

Q.Autor

Manchester City nuk ndal, Declan Rice shënon golin e dytë ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Memushaj zbulon pse iku nga Benevento dhe grindjet me De Zerbi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment