Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ E kërkon Milani dhe Roma, skuadra e Torinos fikson çmimin për yllin Belotti

Skuadra e Torinos fikson çmimin për kapitenin dhe sulmuesin kryesor, Andrea Belottin. Sulmuesi 27-vjeçar i cili është i impenjuar me Italinë e tij në EURO 2020, është objekt i dëshirave të Milanit dhe Romës së Zhoze Murinjos.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, presidenti i klubit piemontez, Urbano Kairo ka fiksuar çmimin e “gjelit” Beloti, ku ai që dëshiron që të bëjë për vete bomberin italian duhet të derdhë në arkat e klubit granata plot 34 milionë euro.

Një shumë relativisht e ulët në krahasim me atë çmim që presidenti i Torinos e fiksoi para 3 sezonesh, 100 milionë euro.

Pak kohë më parë, skuadra e Romës i bëri një ofertë klubit granata me një shumë prej 15 milionë euro + 3 milionë euro të tjera bonuse, por përgjigja ka qenë e menjëhershme duke e refuzuar me arsyen se është një shifër tepër e ulët.

Gjatë sezonit të kaluar Beloti është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 36 ndeshje nga ku ka realizuar 13 gola dhe duke dhuruar 7 asist.

Related posts

“ISHTE SHUMË PERFEKT PËR MUA”/ Ish-gruaja e Kaka tregon pse u divorcua nga braziliani: Nuk më tradhtoi kurrë

F.autor

Torino nënshkruan marveshje me mbrojtësin e Fiorentinës

Sadik.Autor

I HABIT TË GJITHË/ Ronaldo në version “rockstar”-i, portugezi gati të marrë shiritin e kapitenit te Juventusi

Delo.autor

Leave a Comment