Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus merr vendimin, ja cila do të jetë e ardhmja e yllit Dybala…

Kur jemi në periudhë merkatoje, edhe rinovimet janë lëvizje të zgjuara të klubeve për të mbajtur lojtarët e tyre pjesë të skuadrës të paktën edhe për një sezon tjetër.

Juventusi duket se më në fund ka vendosur të mbajë Paolo Dibalën pjesë të ekipit dhe i ofruar rinovim të kontratës Sipas “La Gazzeta dello Sport” klubi ka planifikuar një takim me agjentin e lojtarit, duke e konsideruar argjentinasin pjesë të rëndësishme të skuadrës.

Rikthimi i Misimiano Alegrit  në krye të Juventusit ka bërë që të konsiderohet pikë kyçe në projektin e tij. Dibala ka edhe 1 vit kontrate me bardhezinjtë dhe për të mos e humbur në një transferim falas sezonin tjetër, drejtuesit besojnë se sulmuesi do të nënshkruajë një marrëveshje të re me vlerë 10 milion euro plus bonuse.

Kontrata aktuale e 27-vjeçarit ka vlerën e 7.3 milion euro, në këto kushte duket se argjentinasi do pranojë të zgjasë bashkëpunimin me “Zonjën e Vjetër”.

Kujtojmë se Dibala u transferua tek Juventusi nga Palermo në 2015, i cili më pas nënshkroi një marrëveshje të re 5-vjeçare në vitin 2017 duke u kthyer kështu në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën italiane.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus ofron dy yjet “bardhe” për mesfushorin Pogba, ja emrat…

Delo.autor

GOL DHE ASISIT NË KUPË/ Sulmuesi Muriqi udhëheq Fenerbahçen në Turqi (VIDEO)

Delo.autor

MERR FUND AVENTURA ITALIANE NË ITALI/ Napoli ndërpret zyrtarisht rinovimin e Elseid Hysajt

F.autor

Leave a Comment