Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk ishte i preferuari i Kontes, Interi merr vendimin për mesfushorin Vecino…

Pavarësisht se nuk u preferua kurrë nga Antonio Konte dhe dëmtimeve të shpeshta të tij, Matias Vecino do të qëndrojë tek Interi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, drejtueset zikaltër kanë marrë vendimin se mesfushori uruguajan do të qëndrojë tek Interi.

Vesino do të luajë sezonin e tij të 5 tek Interi teksa sezonin që sapo lamë pas 29-vjeçari është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 9 ndeshje nga ku ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar dy asist.

Vesino u ble në verën e vitit 2017 nga Fiorentina ku Interi theu klauzolën e tij prej 24 milionë eurosh.

Related posts

Pistë e re për Gurin, Gjicit i ofrohen 3 mundësi të reja

Sadik.Autor

Salihi rigjen golin por Neustadt qëndron në ligën e dytë

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Luftëtari emëron trajnerin e ri, në stol ulet…

Delo.autor

Leave a Comment