Futboll Sport

NDESHJA NDAJ UKRAINËS PËR “EURO 2020″/ Sulmuesi Depay: E dua presionin, Koeman më ndryshoi jetën

Memphis Depay është nga ata lojtarë që nuk kënaqet me pak dhe i pëlqen presioni. Sulmuesi i kombëtares së Holandës nuk u trembet sfidave të mëdha dhe thotë se në këtë kompeticion mund të shkojnë larg. “Sigurisht që pritshmëritë janë të mëdha. Unë që kur kam bërë debutimin me kombëtaren kam pritur shumë nga vetja. Mjafton të shihni ndeshjet e fundit me Holandën dhe kuptoni që jam përfshirë më shumë në lojë dhe në gola. Sigurisht që ka ende shumë vend për t’u përmirësuar”, ka thënë fillimisht sulmuesi i “Tulipanëve”.

PRESIONI– Ai nuk e largon presionin dhe përgjegjësitë që i kanë dhënë tifozët dhe media. Thotë se i pëlqen dhe në këtë mënyrë mund të japë më të mirën në fushën e lojës. “E pëlqej presionin. Kjo do të thotë që jam i rëndësishëm për ekipin. Dua që ta tregoj edhe gjatë ndeshjeve diçka të tillë”, sqaroi Memfis.

TIFOZËT– Disa kohë më parë, raporti mes Memfisit dhe tifozëve ishte i ftohtë, por gjithçka është zgjidhur dhe tani ata po e shtyjnë që të bëjë një Kampionat Europian pozitiv. “Kishte një periudhë që nuk fola me tifozët. Isha i ri, rebel dhe duhet të rritesha edhe si person, por edhe media më ka sulmuar shumë. Gjithçka ka ndodhur për të më përmirësuar dhe për të më dhënë eksperiencë. Roli? Gjithçka ndryshoi kur erdhi Kumani si trajner. Unë u bëra lojtar qendre dhe më i rëndësishëm për skuadrën.

Ndihem mirë aty dhe jap gjithçka. Për momentin po kaloj një formë pozitive, peshën e kam perfekte dhe po kujdesem shumë”, përfundoi Depaj. 27-vjeçari shihet si një idhull në Holandë dhe ky mund të jetë kompeticioni i tij. Holanda do të luajë ditën e nesërme kundër Ukrainës së Shevçenkos. Disa nga ish-ët më të rëndësishëm të “Tulipanëve” si Uesli Shnajder dhe Rafael Van der Vart kanë thënë se Depaj meriton të mbështetet dhe ai është lideri i ri i kësaj skuadre. Të dy kanë besim se kombëtarja e tyre mund të bëjë një kompeticion pozitiv.

Related posts

Luajti 13 minuta por nuk e preku fare topi, të gjithë po tallen me blerjen e Chelseas

Q.Autor

ZYRTARE/ UEFA dënon Tiranën, nuk i jep fondin prej 215 mijë eurosh klubit bardheblu

Sadik.Autor

“KATASTROFA” NDAJ LIVERPOOLIT/ Shikoni si e “TALLIN” tifozët e “DJAJVE TË KUQ” MOU-n… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment