Futboll Sport

E BUJSHME/ Nuk kanë fund bëmat e Wanda Nara-s, kësaj radhe padit Maxi Lopez. Ja arsyeja…

Një postim i pak ditëve më parë nga Maksi Lopez është kthyer në ‘’mollë sherri’’ me ish-bashkëshorten e tij Uanda Nara me të cilën ka dhe 3 fëmijë.

Ish-futbollisti u shpreh se Uanda ka 10 muaj që nuk e lejon të flas me fëmijët duke hedhur hije dyshimi mbi sjelljet e saj. Por nuk ka vonuar dhe Uanda është përgjigjur me anë të avokates së saj Ana Rozenfeld.

Kjo e fundit ka përgatitur një dosje me të cilën do të padisë Maksi Lopezin për shpifje. Sipas saj e gjitha është një histori e sajuar nga ish-sulmuesi argjentinas dhe fëmijët janë shqetësuar shumë për sjelljet e babit të tyre, pasi kanë rrjetet sociale dhe i ndjekin zhvillimet.

Avokatja u shpreh se ndaj Lopez do të kërkohet një dëmshpërblim i cili do të përdoret për ushqimin e fëmijëve pas dhe më parë ka pasur vonesa në pagesa nga ana e ish-sulmuesit.

”Fëmijët mund të flasin me babain e tyre,  ata biseduan me të në Ditën e Babait dhe i thanë se nuk e pëlqyen aspak postimin e tij. Fëmijët lexojnë,  kanë media sociale dhe nuk u pëlqen kjo, sepse ai akuzon mamanë e tyre dhe fëmijët janë rritur me Vandën 24 orë në 24 që kur kanë lindur”.

Kjo është një histori e nisur në vitin 2012, kur Mauro Ikardi mori gruan e shokut me të cilin ndante sulmin tek skuadra e Sampdorias.

Related posts

NGA DIETA USHQIMORE TEK STUDIMI I KUNDËRSHTARIT”/ Ja 10 rregullat e Contes për të pasur sukses në futboll…

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ “Bardheblutë” dhe klubet e Superiores, fati i shpëtoi nga katastrofa e madhe

Delo.autor

KRYESON…/ Njihu me 10 klubet më aktive në merkato, “zhduket” Serie A

F.autor

Leave a Comment