Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Prej një muaji i zyrtarizuar tek Roma, Mourinho nuk duket gjëkundi. Ja arsyet…

U bë gati një muaj që Murinjo u zyrtarizua si trajner i Romës, por në kryeqytet nuk ka ende asnjë gjurmë të tij dhe shumë pyesin veten pse po vonon zbarkimi i portugezit tek kampi verdhekuq.

Tifozët e Romës janë çmendur mbas tij, i kanë kushtuar grafitë, kasa telefoni me fytyrën e tij, këngë madje i kanë vendosur dhe emrin një rrugë, por shenjë nga Murinjo nuk ka ende.

Sipas ‘’Tuttosport’’ kjo nuk është aspak shqetësuese, pasi të dyja palët kanë vendosur të fillojnë bashkëpunimin e tyre në mes të muajit qershor.

Arsyeja? Në maj, Roma nuk kërkoi që të privohej puna e Fonsekës dhe ky i fundit të ndihej i fyer ndërsa këto ditë Murinjo po kryen të gjitha angazhimet e tij familjare në mënyrë që të ketë kohën e duhur të fillojë zyrtarisht punë me verdhekuqtë.

Roma i ka rezervuar një prezantim spektakolar, dhe momenti i madh për tifozët verdhekuq pritet të vijë pa lajmëruar.

Related posts

Martinez befason Inter-in: Është një klub i madh, por…

Q.Autor

“THE KING IS BACK”/ Neymar nënshkruan kontratën e jetës… (VIDEO)

Delo.autor

KRYESUES APSOLUT NË SERIE A/ Mposhti Napolin në “San Paolo”, ja rekordi historik që vendos “Zonja e Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment