Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Tottenham i vendos bllokadë Manchester City dhe Guardiola-s: Harry Kane e merrni vetëm kështu

Harry Kane e ka një çmim dhe është në merkato, por ata që e duan duhet të shpenzojnë shifra të çmendura dhe jashtë logjike në një merkato që vazhdon të jetë brenda pandemisë dhe mundësi ekonomike të kufizuara.

Sipas asaj që Daily Mirror ka zbuluar sot: “Tottenham i ka thënë Manchester City se shitja eventuale e yllit Harry Kane nuk do të përfshijë homologë teknikë.

Në fakt, Spurs nuk kanë ndërmend të pranojnë propozime që nuk janë tërësisht para, edhe për shkak se transferimi i sulmuesit përfundimisht do të përdoret nga skuadra e Levy për të rindërtuar skuadrën dhe padyshim për të blerë një zëvendësues që i takon.

Pep Guardiola kishte tentuar të përfshinte lojtarë si Gabriel Jesus dhe Bernardo Silva por është e kotë!”

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Ivan Perisic drejt Madridit, largimi i kroatit mbush arkën e Interit

Delo.autor

BARCELONËS I DALIN TELASHE ME TRAJNERIN E RI/ Ja sa duhet të paguajnë “Katalanasit” për të marrë Xavin…

Delo.autor

MANCINI ME MISION TË VËSHTIRË/ “Njeriu i rekordeve” në kombëtare në moshën 35-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment