Futboll Sport

NUK BËN PJESË TEK LISTA/ Goditje e rëndë për Holandën, COVID-19 lë jashtë Europianit titullarin…

Portieri i Holandës, Jasper Silesen, nuk do të jetë në listën e skuadrës për Kampionatin Europian. Këtë e konfirmoi dje trajneri i portokallinjve, Frenk de Bur, për mediat holandeze. Portieri nuk ishte prezent me skuadrën në qendrën stërvitore në Portugali ku kombëtarja holandeze është duke zhvilluar përgatitjet për turneun veror. Kjo, pasi ai është infektuar me COVID dhe është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës. Holandezët do të luajnë sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Skocisë. Trajneri De Bur u shpreh se ky takim do të shërbejë për të parë gjendjen e lojtarëve.

“Për sa i përket Silesenit, ia komunikova menjëherë që nuk do të jetë në listën për Europian. Më vjen keq për të, por m’u desh të merrja një vendim të shpejtë. Ai është infektuar prej disa ditësh me COVID dhe nuk ka qenë në stërvitjet me skuadrën. E dimë që atij do t’i duhet shumë kohë për të qenë në 100% të formës së tij. Nuk dua të rrezikoj pjesën tjetër të skuadrës dhe të marr me vete dikë që nuk është në gjendje të luajë”, tha trajneri holandez.

I pyetur se sa e rëndësishme është ndeshja ndaj Skocisë, ai tha: “Jemi vetëm 10 ditë larg nga starti i Europianit. Holanda ka munguar në këto kompeticione për një kohë të gjatë, por tani duam të shkojmë sa më larg. Djemtë janë të motivuar dhe duan të jenë protagonistë për vendin e tyre. Ua kemi borxh tifozëve që nuk na kanë lënë kurrë vetëm. Skocia është një skuadër fizike dhe lufton fort për topin e parë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por për mua rëndësi ka që lojtarët të tregojnë rendiment të mirë. Rezultati vjen në plan të dytë. Formacioni në Europian? Nuk e kam menduar ende, edhe pse kam disa emra në kokë. Por, gjithçka do të varet nga forma e lojtarëve në momentin që do të startojë turneu. Duam të bëjmë mirë dhe për këtë na nevojitet një skuadër e plotë. Në kompeticione të tilla, të rëndësishëm janë edhe lojtarët e stolit. Ata duhet ta kuptojnë që çdo minutë në fushë është një kontribut për skuadrën. Qëllimi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, të luajmë për fanellën”, tha ish-mbrojtësi i skuadrës së Holandës, aktualisht trajner i “Oranje”.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare, renditet mes 5 derbeve më të bukura të marsit

Delo.autor

“KOHËT E FUNDIT PUNOVA PA MBËSHTETJE”/ Kuman sulmon Laportën: Nuk e kam ndierë…

Delo.autor

Mike Piazza: Serie C është e korruptuar

Sadik.Autor

Leave a Comment