Futboll Sport

“DUKE VUAJTUR ARRIHEN MOMENTE TË BUKURA”/ Ylli Morata: Kemi treguar se jemi një skuadër e madhe

Alvaro Morata i hesht të gjithë. Pas disa performancave jo të mira dhe kërcënimeve që mori nga tifozët, sulmuesi i Juventusit ka reaguar në fushën e lojës duke u bërë lider i formacionit të Enrikes. Trajneri i dha sërish besim dhe ai këtë herë ia shpërbleu. Morata ka thënë se Spanja është një skuadër e madhe dhe mund të bëjë surprizën në këtë Europian. Ai tha se edhe vuajtjet janë pjesë e lojës në futboll.

NDESHJA

“Kemi treguar se jemi një skuadër e madhe. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe luajtëm mirë. Vuajtëm për shumë minuta, por në fund ia vlejti gjithçka. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë dhe e merituam. Ky grup lufton gjithmonë dhe jep gjithçka në fushën e lojës”.

JAVA

“Është e vërtetë që kam përjetuar gjëra që nuk më pëlqejnë, por shumica e njerëzve në Spanjë janë me mua. Goli është për bashkëshorten dhe fëmijët e mi. Gjithashtu, është edhe për ata që më kanë mbështetur. Duhet të vuajmë për të jetuar momente të tilla të bukura”.

FIZIKU

“Jam i vdekur. Po prisja me padurim që të shkoja në dhomat e zhveshjes dhe të futesha në akull. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Tani duhet të rikuperohemi mirë për ndeshjen e ardhshme. Nuk duhet të kënaqemi me pak, por të vazhdojmë dhe të punojmë për të ardhmen”.

Related posts

EKSODI TEK JUVENTUSI/ Zbuloni 4 largimet pas blerjes së Cristiano Ronaldos

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Salzburg-Bayern Munich. Rezultati 1-1

Delo.autor

E PABESUESHME/ Thyhet rekordi 106-vjeçar! Talenti brazilian shkruan historinë, bëhet futbollisti më i ri që…

F.autor

Leave a Comment