Futboll Sport

“ËNDËRROJ NJË VERË DUKE FIRMOSUR AUTOGRAFE SI KAMPION”/ Mancini: Këtë Europian më kënaq vetëm…

Në fillim rinovimi i kontratës deri në vitin 2026 dhe më pas fitorja 7-0 në miqësore ndaj San Marinos. Më mirë se kaq Roberto Mançini nuk mund të niste aventurën drejt “Euro 2020”, duke kujtuar edhe se Italia e tij do të jetë ajo e cila do të ngrejë siparin e turneut, në stadiumin “Olimpiko” të Romës, më datë 11 qershor kundër Turqisë.

Duke parë punën e bërë në këto tri vite, sigurisht që shpresat janë shumë të mëdha përreth “Axurrëve”, duke qenë se si me magji Mançini nuk është se i zbuloi, por u dha dorë talenteve që kishte nxjerrë së fundmi Italia dhe ata e shpërblyen duke krijuar një grup edhe më të fortë lojtarësh, pas dramës së verës së vitit 2018, ku të kaltrit nuk shkuan në Botërorin rus.

Për këtë arsye, këtë verë do të kërkohet diçka madhështore nga Italia, pasi grupi i lojtarëve është ndër më të kërkuarit në Europë, por edhe rivalët, me përjashtim të Francës që mbetet shumë e frikshme, nuk është se trembin shumë. Gjithsesi, lidhur me këtë argument “Manço” kërkon t’i mbajë fort këmbët të ngulitura në tokë:

“Ka kombëtare që janë përpara nesh, qoftë për nga përgatitja, ashtu sikurse për nga rezultatet e kohëve të fundit. Po flas këtu për Francën, Portugalinë, Belgjikën apo Anglinë. Gjithsesi, unë jam i mendimit se Italia, si gjithmonë, e ka për detyrë që të kërkojë maksimumin, pasi këtë herë më shumë se kurdo tjetër jemi të gjithë të bindur se kemi një grup fantastik futbollistësh, që shumë na i kanë zili.

Ajo ku unë dua të mëshoj nuk është vetëm cilësia, por ajo që ne kemi rigjetur edhe është më e rëndësishmja, të qenit një skuadër, të gjithë gati për të sakrifikuar. Çfarë më kënaq dhe ëndërroj këtë verë? Në këtë Europian më kënaq vetëm trofeu. Duam që të rikthejmë Italinë në çatinë e Europës.

Dhe pas kësaj, ëndërroj të kaloj një verë duke firmosur shumë autografe gjatë pushimeve. Lojtari tek i cili kam më shumë shpresa? Pa dyshim te Federiko Kieza, i cili është futbollisti që ka treguar përmirësimin më të dukshëm, por mendoj se edhe mesfusha jonë, Verrati, Zhorzhinjo e Barela, nuk kalon pa u vënë re”, tha nga Sardenja trajneri i Italisë.

Related posts

Vllaznia ende nuk ka lajme, Malota mbetet në arrati

Sadik.Autor

“DUA QË TA BËJ…”/ Kampioni i botës do të marrë gjysmën e shpërblimit në bitcoin

Delo.autor

Juventusi “i ri” zbret në fushë, Emre Can bie në sy, por edhe disa të rinj!

Isa.Autor

Leave a Comment