Futboll Sport

“EURO 2020″/ De Bruyne dhe Hazard nuk stërviten, Belgjika mund t’i fusë me injeksion kundër Italisë

Belgjika dhe Italia vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e madhe të së premtes ku vetëm njëra nga kombëtare do të vazhdojë rrugën për në gjymsëfinale.

Belgët vijnë disi të penalizuar në këtë sfidë, pas dëmtimeve të De Bryjne dhe Eden Hazard në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë. Sipas “Gazetta.it”, të dy lojtarët kanë braktisur stërvitjen e sotme dhe me shumë mundësi nuk do të jenë në fushë kundër Italisë.

Por, Belgjika duke parë rëndësinë e lojtarëve po mendon të bëjë gjithçka që të ketë dy yjet e saj në fushë dhe mund tu injektojë një ineksion i cili do t’i largonte dhimbjet. Nuk dihet ende nëse kjo praktikë do të zbatohet, por gjasat për ti parë në fushë De Bryjnen dhe Hazardin ndaj “axurrëve” janë të pakta.

Related posts

JO VETËM NEYMAR-MBAPPE/ Ja çiftet e tjera VIP, që nuk e fituan Championsin

Delo.autor

Kukësi stërvitet në bregdet, Pacult: T’ia shtyjmë festën Skënderbeut! (VIDEO)

Sadik.Autor

TJETËR “KRYEVEPËR” NGA LA LIGA/ Argjentinasi vendos kandidaturën për çmimin “Puskas” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment