Futboll Sport

NGA MBROJTJA TEK ARMA “AZZURRE”/ 4 shtylla ku duhet të mbështet Italia për të vazhduar më aventurën në “EURO 2020”

Italia do të përballet me Belgjikën dhe për “axurrët” do të jetë një sfidë jo e lehtë për shkak dhe të cilësisë së kundërshtarit. Megjithatë, skuadra e Mançinit i ka të gjitha shanset këtë Europian që të triumfojë, por më parë duhen kaluar belgët.

MBROJTJA: Normalisht, një pjesë e mirë e ndeshjes së Italisë do të kalojë nga aftësia për të neutralizuar Lukakun. Në 2016-ën përfundoi “i burgosur” i Kielinit dhe Bonuçit si Pinoku mes policëve. Dy mbrojtësit duhet të përsërisin provën e asaj dite. I pari në radhë të parë, tjetri në të dytën. Siç bëri kundër Portugalisë, Lukaku do të përpiqet të afrohet në korsinë anësore për të kërkuar hapësira. Italia nuk duhet të trembet për të ngushtuar thellësinë, sepse nëse skuadra “axurre” zgjerohet, atëherë mund të krijohen hapësira për inkursionet. Ja, kjo është një tjetër mënyrë thelbësore për të kufizuar rrezikshmërinë e Romelut: bllokimi i furnizimeve. Tielemans, edhe në Premier Ligë, konsiderohet një nga më të mirët në “pasimin e tretë” ose më saktë të asistit për asistin: vertikalizon për atë që shërben asistin për sulmuesin. Pra: Tielemans, De Bryjne, Lukaku, kështu shkojnë zakonisht pasimet. Ndërprerja e këtyre lidhjeve do të jetë një siguri e lartë për Italinë. Pritet që Verrati të ndalojë Tielemansin, Zhorzhinjo De Bryjnen, ndërsa Kielini do t’i presë i pari rrugën Lukakut. Sepse, siç ndodhi ndaj Finlandës, nëse interisti merr topin në zonë nga De Bryjne në pozicion qendror, është thuajse e pamundur ta ndalësh nga shënimi. Gjithsesi, Italia ka një avantazh: nuk ka një Lautaro përkrah. Nëse e izolojnë, do të jetë më e lehtë të ndalet.

MESFUSHA: Sulmi i Belgjikës është i karakterizuar nga teknika dhe shpejtësia. Konte shoi “flakën” duke i hequr oksigjenin zjarrit, pra duke mbajtur skuadrën të tërhequr, duke shtrënguar linjat dhe duke ngushtuar hapësirat për inkursionet, me një provë mbrojtëse të kujdesshme dhe të përqendruar. Megjithatë, Bonuçi ka si detyrë të avancojë linjën mbrojtëse dhe pjesa tjetër e skuadrës të vrapojë përpara për të ushtruar presing. A ekziston atëherë rreziku që Lukaku të mund t’i shfrytëzojë hapësirat? Jo, nëse skuadra do të arrijë të qëndrojë gjithmonë afër dhe kompakte në të gjitha zonat e fushës, jo vetëm në mbrojtje, nëse do të ngjitet dhe zbresë nga dy portat, e ngjeshur si një grusht, pa lejuar oksigjen. Sa më e gjerë të jetë skuadra italiane, aq më shumë Belgjika do të arrijë të shpenzojë forcën fizike që është më e lartë se e “Axurrëve”: nuk kanë dy mesfushorë muskulozë si Vitsel dhe Tielemans. Një nisje e Lokatelit nga minuta e parë është e mendueshme edhe për këtë arsye. U pa në pjesën e dytë kundër Austrisë kur vuajtën në momentin që një mesfushë me fizik fiton ritëm dhe fushë. Megjithatë, në hapësirat e ngushta, “thesarin” e ka Italia. Pra, kjo është fjala kyçe e ndeshjes “Axurre”: pasime të shkurtra. Por kujdes, sepse Belgjika deri tani ka qenë më e ngushtë si skuadër (35 metra me 37,6) dhe ka rikuperuar topin 5 metra më prapa (34,6-39). Di të jetë më kompakte dhe gjen hapësirën për t’u rinisur.

ARMA “AXURRE“: Në çdo rast, Italia nuk do të mendojë vetëm te mbrojtja, pasi kjo është një kombëtare që sulmon. Çfarë duhet të bëjë për të fituar? Pjesërisht u tha: presing i avancuar, si gjithmonë, pa u trembur përpara vlerave të kundërshtarit. Danimarka kaloi në avantazh kundër Belgjikës duke vjedhur topin për një gabim në dalje të mbrojtësve belgë. Pikërisht. Alderveireld, Vertongen dhe Vermalen janë të mëdhenj dhe të fuqishëm. Trembin dhe shqetësojnë kur i shtohen Lukakut dhe Vitselit në zonë për goditjet nga këndi. Donaruma do të duhet t’u heqë topin “nga flokët”. Megjithatë, në organizim nuk kanë këmbë të edukuara dhe janë vulnerabël ndaj shpejtësisë dhe lëvizjeve teknike. Është në këto momente që Italia duhet të shfrytëzojë rastin, me inkursionet e Insinjes nga e majta, me topin në këmbë dhe në krahun tjetër me Kiezën (apo Berardin). Belgjika ka forcën, Italia teknikën dhe shpejtësinë. Nga këtu kalon rruga për fitoren. Dhe nga një cinizëm më i lartë në momentin e goditjes. Gërshëra mes përqindjes belge realizuese (26%) dhe asaj italiane (14%) flet qartë. E kotë që Imobile të duelojë me gjigantët, më mirë nëse do të gjendet pas krahëve të tre mbrojtësve për t’u asistuar. Edhe një i shpejtë si Pesina mund të gjejë fat në pjesën e dytë. E përse jo edhe hapin e shpejtë dhe të shkurtër të Raspadorit?

ZONA E KOMFORTIT: Dhe, duke u ndalur te shpejtësia, nuk mund të mos citohet Spinacola, autor deri tani i një Europiani të shkëlqyer, “shigjeta” më e admiruar e kontinentit. Në krahun e tij do të gjejë Mënien, i cili nuk është saktësisht një tip i ngathët. Megjithatë, italiani jep më shumë në vrapimet e gjata, që shkojnë deri në fundore dhe deri tani ka ofruar 2 asiste. Spinacola është më pak i strukturuar në aspektin muskulor, por ka një sprint “djegës”, është më reaktiv: mund të lërë në vend mbrojtësin e Borusias së Dortmundit, siç ka bërë deri tani me të gjithë “homologët” e tij. Mënie, ndër të tjera, luan me instinkt dhe shpesh e merr entuziazmi, duke lënë pas dore ekuilibrat taktikë. Nuk është e lehtë t’i shkosh pas krahëve dhe të shkosh deri në fundore, edhe pse mbrojtësi i krahut të djathtë nuk është gjithmonë reaktiv në rrëshqitje dhe në mbylljen e hapësirave të lëna bosh në krah të mbrojtjes me tre. Kieza mund të marrë “dhurata” të tjera nga e majta si në “Wembley” kundër Austrisë. Ndërsa në krahun tjetër, më mirë që Di Lorenco t’i dedikohet një pune mbrojtëse sepse më pak i njohuri nga vëllezërit Hazard, Torgan, po kalon një formë të shkëlqyer: deri tani ka shënuar 2 gola. Duhet mbajtur nën kontroll nga pranë për t’i mohuar që të bëjë ndonjë shaka nga distanca, si ajo që dërgoi në shtëpi Kristiano Ronaldon. Nga e djathta do të sulmojë Kieza (ose Berardi). Më në përgjithësi, ta mendojmë kështu: Belgjika do të përpiqet të sulmojë në mes, ndërsa Italia me korsitë anësore.

Related posts

Autogoli i çuditshëm pas harkimit të SHAQIRIT, Liverpoolin e nderojnë mbrojtësit kundërshtarë

Isa.Autor

E gjithë Roma në alarm, masa të jashtëzakonshme ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Benzema dhe Mendy i dhurojnë fitoren Real Madrid dhe vazhdon ndjen ndaj rivalit në kryer

Delo.autor

Leave a Comment