Futboll Sport

“EURO 2020″/ Holanda mposht Maqedonisë së Veriut falë dopietës së kapitenit Wijnaldum

Holanda arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, në sfidën e fundit të vlefshme për Grupin B të EURO 2020. “Tulipanët” e mbyllin kështu këtë fazë me një paraqitje fantastike duke grumbulluar pikë të plota.

Ndërkohë që ballkanasit e Angelovskit, nuk arritën të merrnin asnjë pikë në këtë debutim në kampionatin Europian. Për sa i përket përballjet së sotme, ajo u vendos nga golat e Depaj dhe dopieta e Vajnaldum. Vlen të theksohet fakti se maqedonasit gjetën 2 herë rrugën e rrjetës, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 68-të në fushë u hodh edhe futbollisti i Partizanit, Ferhan Hasani, i cili futet në histori duke u bërë lojtari i parë nga Kategoria Superiore, që debuton në një Europian.

Për sa i përket kundërshtarit në fazën tjetër, “tulipanët” duhet të presin verdiktet në ditët në vijim për të mësuar me kë do të ndeshen.

Related posts

Kur Ibra duket shumë ‘i vogël’ (Foto)

Sadik.Autor

E pabesueshme, Totti qëlloi shortin e Real Madridit pa u tërhequr

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Sa shumë vuajtje pa Ibrën. Milan kalon me vështirësi Bodon

Delo.autor

Leave a Comment