Futboll Sport

“EURO 2020″/ Italia vazhdon e pamposhtur, mposht Zvicrën dhe kualifikohet në 1/8-at

Italia është skuadra e parë që kualifikohet në 1/8-at e Euro 2020.

Në Olimpico të Romës, kombëtarja e Mancini-t ka mundur 3-0 Zvicrën dhe mbetet me pikë të plotë në Grupin A pas dy ndeshjesh.

Njeriu i mbrëmjes ka qenë Manuel Locatelli, autor i një dygolëshi, në fillim duke mbyllur një aksion të filluar nga vetë ai me një sprint të frikshëm në minutën e 26-të dhe më pas me një të majtë në cep nga jashtë zone në minutën e 52-të.

Qershia mbi tortë ka qenë goli i Ciro Immobile-s në minutën e 89-ës.

Italia nuk pëson gol prej dhjetë ndeshjesh radhazi, duke fituar çdo dneshje dhe duke shënuar 31 gola.

Related posts

Cannavaro del kundër Buffon dhe De Rossit

Q.Autor

Klopp para finales: Tottenham nuk është Barcelona

Delo.autor

SPEKTAKËL NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Atletico mposht me përmbysje “Katalansit” dhe prek finalen

Delo.autor

Leave a Comment