Futboll Sport

“EURO 2020″/ Nga N’Golo Kante tek Mason Mount, ja 12 lojtarët që mund të realizojnë ëndrrën e dyfishtë

Të fitosh një kampionat ndërkombëtar është një emocion i veçantë për një futbollist.

Mundësia për t’u konfirmuar jashtë kufijve të kampionatit kombëtar ose me fanellën e vendit tënd është një nder për pak të përzgjedhur, edhe për ata që ndoshta zbresin në fushë për vetëm 10 minuta.

Nëse më pas suksesi është i dyfishtë, privilegji është akoma më unik. Për shembull, lojtarët që kanë arritur të fitojnë në të njëjtin vit Champions League dhe Europian janë vetëm 9.

Ata që mund ta realizojnë një gjë të tillë në vitin 2021 janë disa prej lojtarëve të Chelsea-t, fitues të freskët të Kupës me Veshët e Mëdhenj kundër Manchester City-t:

Mateo Kovacic (Kroaci)

Andreas Christensen (Danimarkë)

Ben Chilwell, Reece James, Mason Mount (Angli)

N’Golo Kante (Francë)

Kai Havertz, Antonio Rudiger, Timo Werner (Gjermani)

Jorginho, Emerson Palmieri (Itali)

Cesar Azpilicueta (Spanjë)

Ndërsa më poshtë janë renditur lojtarët që në të kaluarën kanë arritur t’i ngrenë në qiell të dy trofetë në harkun e pak ditëve.

Lojtarët që kanë fituar Kupën e Kampionëve-Europianin në të njëjtën verë janë:

1964: Luis Suarez (Inter dhe Spanja)

1988: Hans van Breukelen, Ronald Koeman, Berry van Aerle, Gerald Vanenburg (PSV Eindhoven dhe Holanda)

2012: Fernando Torres, Juan Mata (Chelsea dhe Spanja)

2016: Cristiano Ronaldo, Pepe (Real Madrid dhe Portugali)

Related posts

Interi pas yllit të PSG-së

Sadik.Autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Tirana kryeson e vetme, ndjek Teuta. “zhytet” Flamurtari (FOTO)

Delo.autor

NBA/ Theu karantinën 48-orëshe, basketbollisti dënohet me izolim shtesë

Delo.autor

Leave a Comment