Futboll Sport

“EURO 2020″/ Rusia mposht Finlandën në “Gazprom Arena” falë golit të Mirancuk

Mjafton goli i Mirançuk për Rusinë, për të marrë tri pikët e para në EURO 2020.

Kombëtarja ruse ka mposhtur me rezultatin 0-1 kombëtaren e Finlandës në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut.

Ndeshja u hap menjëherë vrullshëm ku në minutën e 4′ kombëtarja finlandeze realizon, por VAR-I i anulon golin Pohjanpalos. Rusët kaluan në avantazh në fundin e pjesës së pare në minutën e 45+2′ ku Mirançuk me disa kombinime me Dzjuban realizon mjeshtërisht në trekëndësh duke kaluar përpara kombëtaren e tij.

Rusia merr tre pikë të arta për kualifikimin e mundshëm nga grupet e EURO 2020, ndërsa Finlanda pëson disfatën e pare pas suksesit në ndeshjen e pare ndaj Danimarkës.

Në Grupin B bëhet një luftë e forte për kualifikim ku deri më tani pa u luajtur sfida Danimarkë-Belgjikë, janë tre kombëtare në kuotën e 3 pikëve, Belgjika, Finlanda dhe së fundmi dhe Rusia.

Related posts

Neymar te Reali? Trajneri i PSG-së jep këtë përgjigje

Q.Autor

Cikalleshi shënon gol ndaj Trabzonsporit, skuadra e shqiptarit siguron 1 pikë mbijetese (VIDEO)

Sadik.Autor

FRIKA NGA BURGU/ Rrëfehet ish modelja: RONALDO më dha 4000 euro për një…

Isa.Autor

Leave a Comment