Futboll Sport

PERSONAZHI TEK “TULIPANËT”/ Me gërsheta alla Gulit dhe pianist, Holanda ka fatsjellësin e saj

Nathan Ake është një personazh te Holanda. Sozia e Rud Gulit, ish-futbollistit të madh të “tulipanëve”, ka një pasion të madh edhe për pianon, përveç futbollit. “E fillova gjatë karantinës, e kam pasur gjithmonë pasion, por kurrë nuk kam pasur kohë të ushtrohem. Shfrytëzova rastin, sepse në atë periudhë kishim mjaft kohë të lirë, por edhe nevojën për të qenë në formë, të çlodhur dhe për të pasur motivimin e duhur në çdo mënyrë”.

Nga ana tjetër, Ake është mësuar të punojë fort dhe me disiplinë, ndaj dhe trajnerët e adhurojnë që kur ka qenë fëmijë. Pas shumë vitesh në futbollin anglez, ka kaluar tashmë te Mançester Siti i Guardiolës.

Ake është mbrojtës, si interisti De Vrij, pianisti tjetër i skuadrës. Qendror, me këmbën e majtë dhe mund të luajë edhe në krah. Ai zuri vendin e Blind kundër Ukrainës dhe çliroi Holandën, duke dhënë atë kros që Dumfris e shfrytëzoi për të çuar topin në rrjetë. Loja e djalit që i ngjan Gulit, madje është fiks si ai, ishte ajo e duhura. Nëse luan Ake, ekipi fiton ndeshjen. Për holandezët Nathan është bërë si një lojtar fatsjellës, e thonë statistikat.

Ka shumë histori me Nathanin, i lindur në Hagë 26 vjet më parë. Ai paguante biletën për të hyrë në stadiumin e VV Vilhelmus, ku aktualisht tribuna kryesore mban emrin e tij. Në Holandë, kur shkonte për ndeshje, shoqërohej nga adoleshentet, çka u pëlqente edhe shokëve të skuadrës. Flokët e tij kanë qenë kështu gjithmonë. Kur ishte i vogël do të shkonte në Itali për një turne, por nuk kishte kohë për të rregulluar flokët e tij rebelë, siç bënin çdo mëngjes prindërit e tij.

Dhe babai Moise i tha: “ok, e di çfarë do të bëjmë? Mbaji kështu gjithmonë dhe je në rregull”. Dhe kështu është edhe sot: ngjashmëria e jashtëzakonshme me Gulit, që nuk është vetëm një çështje flokësh, nuk e bezdis aspak. Natyrisht, Nathan nuk afrohet fare me ish-milanisitin nga ana teknike.

Për të kanë shkruar në Holandë, duke sjellë mendimet e trajnerëve që e kanë stërvitur te të rinjtë, të cilët e përshkruajnë si një djalosh të dashur, social, punëtor dhe me ide shumë të qarta në kokë. Nuk është një nga ata që ndikohen, por një nga ata që përshtaten në mënyrë shumë inteligjente. Një nga ata që ndihet mirë me të gjithë. Nathan sillet kështu edhe në kombëtare. Nëse është dikush që ankohet për qëndrimin në stol, nuk është ai.

“Është fëmija ideal”, – thotë nëna Ineke, fizioterapiste që që ka njohur Moisen, me origjinë nga Bregu i Fildishtë, kur ai studionte në jug të Francës. Dhe fëmija ideal, pas disa vitesh në futbollin anglez, ka mbërritur te Mançester Siti, që për të pagoi 40 milionë stërlina. Një nga shifrat më të larta të paguara vitet e fundit për kartonin e një lojtari holandez. Pas një dëmtimi, ai e mori veten në fund të sezonit, luajti pak dhe tani beson shumë se ky Europian do të rikthejë në “pistë”. Gërshetat alla Gulit janë vetëm një detaj.

Related posts

REAL MADRID-INTER/ Hazard nis titullar, Conte i beson dyshes Lautaro-Perisic (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TËRMET? Mourinho: Kaluan vetëm 20 minuta nga hera e fundit kur kemi mundur një skuadër të madhe

Delo.autor

Trajneri Martiri: Ndaj Suedisë vijojmë ëndrrën, me optimizëm përpara

Sadik.Autor

Leave a Comment