Futboll Sport

“EURO 2020″/ Spanja shpërthen me “MANITA” ndaj Sllovakisë dhe pozicionohet në vendin e dytë

Pas dy barazimeve në 2 ndeshjet e para, Spanja shpërtheu me “manita” në përballjen ndaj Sllovakisë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 0-5, në sfidën e fundit të Grupit E.

Me këtë triumf, iberikët e Luis Enrikes, u pozicionuan në vendin e dytë, me 5 pikë në 3 ndeshje. Për sa i përket pëballjes mes Sllovakisë dhe Spanjës, ishte portiere Dubravka, ai i cili në minutën e 30-të, i dhuroi avantazhit spanjolleve, me autogolin e shkaktuar, teksa në minutën 45+3, Laport dyfishoi shifrat, duke dërguar të tijët me avantazhin e dy golave në dhomat e zhveshjes.

Spanja arriti të realizonte edhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë me anë të Sarabias, Ferran Torres. Autogoli i Kuçkës në minutën e 71-të, i vendosi kapak këtij triumfi të jashtëzakonshëm të kombëtares së Enrikes.

Një përballje tepër emocionuese për tifozët vendas të pranishëm në stadiumin e Sevijas. Dy autogola, penallti e humbur e Moratës dhe shumë raste të krijuara në të dyja portat.

Related posts

Vazhdojnë veprimet provokuese të mediave serbe, kapen me Shaqirin dhe Behramin

Sadik.Autor

RONALDO-MESSI/ “Alienët” përplasen pas 3 vitesh. “Pleshti” në avantazh në Europë, shikoni statistikat e tyre

Delo.autor

TRE GOLA PËR TRE VITE RINOVIM/ Mbape e feston me rekord firmën në kontratë

F.autor

Leave a Comment