Futboll Premier League Sport

“POGBA KËRKOI TË LARGOHEJ NGA DJAJTË E KUQ PËR SHKAK TË…”/ Zbulon prapaskenën vëllai i mesfushorit francez

Që marrëdhënia mes Jose Mourinho dhe Paul Pogba nuk ishte nga më të mirat, kjo ishte mëse evidente.

Gjithsesi, ai që jep konfirmimin e hapur është vëllai i mesfushorit kampion bote që luan te Manchester United, që sikurse raporton tabloidi “Mirror” ka pranuar se nën drejtimin e Mourinho, Pogba ishte gati të largohej nga “Djajt e Kuq”.

“Është e vërtetë që ka menduar të largohet nga Djajt e Kuq për shkak të Mourinho. Por ishte nën kontratë dhe iu desh të shtrëngojë dhëmbët, duke vazhduar të luftojë”,

Francezi, i cili verën e kaluar u shpall kampion bote me Francën e tij, ka rilindur nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, gjatë epokës së të cilit ka shënuar gjashtë gola dhe shërbyer pesë asiste në tetë ndeshje të Premier League.

Related posts

Vllaznia e ka “fushë”, Kamzën ndaj Laçit e dënon Avdyli

Sadik.Autor

THUR ELOZHE PËR MALDININ/ Cassano: Me Donnarumma tregoi se i ka b*let si balonë. Gigio? Mendoj se e ardhmja e tij…

Delo.autor

“NUK JAM NJË TRAJNER I MIRË”/ Legjenda Van Basten: Më mungoi ky tipar

Delo.autor

Leave a Comment