Futboll Sport

“VLERËSOJMË TOLERANCËN DHE…”/ Gjermania i bën UEFA-s kërkesën e çuditshme për sfidën me Hungarinë

Gjermania do të luajë ndeshjen e fundit në grup kundër Hungarisë, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin e Bajernit në Mynih.

Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter do të dorëzojë një kërkesë në UEFA për të ndriçuar stadiumin e Mynihut me ngjyrat e komunitetit të LGBT-së, duke protestuar ndaj një vendimi të pak ditëve më parë që qeveria hungareze mori kundër homoseksualëve i cili u konsiderua si diskriminues edhe nga organet e Bashkimit Europian.

“Kryeqyteti i Tokës (Bavaria) vlerëson diversitetin, tolerancën dhe barazinë në sport dhe në shoqëri si një shumicë”, ishin fjalët e krybashkiakut të Mynihut.

Ndërkohë ky vendim pritet të nxitë dhe mjaft debate pasi probleme të tilla në sport bëhen madhore nisur dhe nga fakti i shikueshmërisë së lartë nga tifozët.

Related posts

KLUBI NUK E DO, TRAJNERI I DEL NË KRAH TË YLLIT/ Wenger: Është një talent, i duhet gjetur një vend patjetër

Delo.autor

RRËFEN TË KALUARËN E TIJ TEK “ZONJA E VJETËR”/ Trajneri Sarri: Juventus festoi për vendin e 4-t…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Vendoset baraspesha në Mynih, mbrojtësi i Portugalisë shkakton autogol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment