Futboll Sport

“GJERMANIA I KA TË GJITHA CILËSITË”/ Trajneri Low: Më pëlqen të ndryshoj modul gjatë ndeshjes, është…

Nuk fitoi, por trajneri i Gjermanisë grum bulloi përshtypje të mira nga lojtarët e tij në ndeshjen e së mërkurës ndaj Danimarkës që përfundoi me rezultatin 1-1. Një ditë pas testit të parë, Jogi, në një intervistë për mediat gjermane tha se pa dritë në fund të tunelit.

Çfarë fituat në ndeshjen ndaj Danimarkës?

Kishte dritë dhe hije. Por, e dija që përpara që nuk mund të prisja një lojë perfekte nga skuadra, pasi jemi vetëm në ditët e para të përgatitjeve. Mund ta fitonim ndeshjen pasi kishim shanse për 2-0, ia vështirësuam jetën vetes.

Çfarë duhet të bëhet më mirë me sytë nga Europiani?

Para ndeshjes me Letoninë, duhet të zhvillojmë disa seanca të forta stërvitore për të rritur ngarkesën, sidomos, në anën taktike. Të përmirësohemi në goditjet standarde si kur sulmojmë ashtu dhe kur mbrohemi. Janë situata që bëjnë diferencën në një ndeshje të rëndësishme.

Ju pëlqeu rikthimi i Humelsit dhe Mylerit?

Si te të gjithë, edhe ata duhet të përmirësohen në disa gjëra. Të dy kanë zhvilluar një ndeshje të mirë. Mats kishte dhimbje në gju dhe nuk mund të sprintonte në maksimum. Kjo u pa edhe në momentin e golit të shënuar nga kundërshtari.

Luajtët me një mbrojtje me tre, kështu do të rreshtoheni edhe në turne?

Doja të provoja diçka të re dhe mendoj që gjithçka shkoi ashtu siç e kisha parashikuar. Mund të jetë një opsion për të ndeshjen e Europainit. I kemi lojtarët e duhur për ta ndërruar sistemin e lojës brenda 90 minutave. Më pëlqen të ndryshoj modul gjatë ndeshjes, është diçka interesante.

Në sulm mungoi sërish efikasiteti, çfarë duhet të ndryshojë?

Ky është një problem që po hasim prej kohësh. Krijojmë shumë raste për shënim, por në fund nuk arrijmë ta dërgojmë topin në rrjetë. Nëse duam të kemi sukses, kjo gjë duhet të ndryshojë. Është një nga të paktat defekte që ka kjo skuadër.

Çfarë do të planifikoni për ditët e ardhshme?

Sot (dje) është një ditë pushimi për të gjithë. Gorecka dhe Xhan pritet t’i bashkohen skuadrës dhe më pas mund të nisim një stërvitje me të gjithë lojtarët. Do të punojmë më shumë për fazën sulmuese.

Related posts

SHËNOI GOLIN KUNDËR FINLANDËS/ Talenti i “Azurrëve”: Dua të mësoj nga CR7 për…

Delo.autor

JUVENTUS-FERENCVAROS/ Trajneri Pirlo merr lajmin e keq, humb dhe mbrojtësin tjetër…

Delo.autor

RENDITJA/ Sipas studimit anglez, ja stadiumi më i mirë në botë…

Delo.autor

Leave a Comment