Futboll La Liga Sport

TRAJNERI CONTE E KËRKON TEK INTER/ Flet Rakitic: Kam biseduar me klubin, dëshira ime është të…

Pas transferimit të De Jong tek Barcelona, shumë lajme flasin se nga klubi katalanas, do të largohet Ivan Rakitiç.

Mesfushori kroat ka një kontratë më Barcelonë, që e mban të lidhur me klubin deri në verën  e vitit 2021. Prej kohësh flitet se ai do të largohet nga “Kamp Nou”, me Antonio Konte që e dëshiron tek Interi, pasi tek kroati shikon lojtarin ideal për skemat e tij.

Për këto zëra ka folur edhe vetë Rakitic, i cili u shpreh: “Kam biseduar me klubin dhe me trajnerin, dhe dëshira ime është që unë të vazhdoj me Barcelonën. Jam i hapur për gjithçka, por dëshira ime është të qëndroj këtu, dhe të shijoj kohën që jam në këtë klub. Cilido që dëshiron të jetë titullar këtu, duhet të punojë fortë, të njëjtën gjë duhet të bëj edhe unë, që klubi të mbështetet tek mua. Unë duhet të jap më të mirën, dhe më pas është trajneri ai që vendos. Unë jam i lumtur që ekipet e tjera interesohen për mua, sepse kjo tregon se unë po bëj gjëra të mira këtu.”, u shpreh kroati.ivan rakitici

Mesa duket lojtari do të vazhdojë për të paktën edhe një vit tek katalanasit, dhe në varësi të sezonit do të vendosë për të ardhmen e tij, vitin tjetër.

Related posts

“ANCELOTTI DI SI TI TRAJTOJË LOJTARËT”/ Panucci: Me të mund të qëndrojë edhe Ramos, Barcelona do rikthehet në…

Delo.autor

Deulofeu dëshiron Interin, por Barça e lejon vetëm nëse vjen Coutinho

Q.Autor

Zidane: Asgjë nuk kisha planifikuar pas Realit, aktualisht jam duke…

Sadik.Autor

Leave a Comment