Futboll Sport

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri i Hungarisë: Mund të isha shoferi ose kopshtari i Ronaldos

Teksa kanë mbetur pak orë nga starti i sfidës Hungari-Portugali, deklarata e trajnerit hungarez i ka habitur të gjithë duke treguar përulësi të madhe ndaj yjeve që do të ketë kundërshtar.

Marko Rosi në daljen e tij në konferencë për shtyp u shpreh se mund të punonte si shoferi ose kopshtari i disa prej yjeve të Portugalisë, deklaratë e cila u mor me humor pasi ky ishte qëllimi i teknikut Rosi.

‘’Kampionët si Kristiano Ronaldo e dinë që në një turne si ky i rëndësishëm është përfundimi. Për ta, kjo është vetëm ndeshja e parë, për ne sikur të ishte ndeshja e fundit e karrierës sonë .

Kundërshtarët më të frikshëm? Unë duhet t’i rendis të gjithë, ata janë shumë të njohur në të gjithë botën. Unë mund të jem kopshtari ose shoferi i disa prej tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm duke luajtur si një ekip, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbajmë skuadrën e mbledhur. Dhe shpresojmë të kemi edhe fat”, u shpreh Rosi.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Skuadra italiane zbret një kategori më poshtë, ja shkaku

Delo.autor

E FUNDIT/ Dështoi ndaj Teutës, Plori: I jap fund aventurës me Kastriotin

Isa.Autor

MOMENTE TENSIONI/ Pepe godet Mkhitaryan me bërryl, miqësorja Porto-Roma i shpëton sherrit të madh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment