Futboll Sport

“IDETË MESJETARE KANË KALUAR TASHMË”/ Mbrojtësi Meunier: Futbolli nuk është gati për këta lojtarë

Thomas Meunier, mbrojtës krahu i Belgjikës, ka kritikuar në konferencë për shtyp vendimin e UEFA-s për të ndaluar ndriçimin e Allianz Arena me ngjyrat e ylberit me rastin e ndeshjes Gjermani-Hungari.

“Jemi në shekullin e 21-të, idetë mesjetare kanë kaluar tashmë. Është koha të pranohen njerëzit si janë. Nuk mjafton të vendosësh një ‘Jo racizmit’ ose gjëra të tilla, duhet bërë më shumë”, ka thënë Meunier.

“Mendoj se ka shumë njerëz që kanë frikë të marrin vendime të forta. Problemi është mentaliteti. Do të ishte shumë e guximshme për lojtarët homoseksualë të dilnin hapur. Megjithatë, unë i këshilloj të mos e bëjnë”, ka vazhduar belgu.

“Njerëzit janë injorantë. Në skuadrat e futbollit njoh lojtarë që do të refuzonin të rrinin bashkë me një person homoseksual, edhe po të ishte një shok skuadre. Mentaliteti nuk është zhvilluar akoma aq sa duhet”.

Related posts

Risi në listën e “3 luanëve”, 4 debutues për miqësoret me Italinë e Holandën

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Klopp planifikon goditjen 70 milionëshe, befasohen Inter dhe Juventus. Ja emri…

Delo.autor

ARGJENTINË-BRAZIL/ Ja sesa tifozë do të jenë të pranishëm për finalen në “Marakana”…

Delo.autor

Leave a Comment