Futboll Sport

“JEMI KAMPIONËT NË FUQI DHE…”/ Ronaldo bën premtimin e madh para fillimit të Europianit

Pavarësisht 36 viteve të tij, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se është “i motivuar” si në 2004-ën, në prag të debutimit në Europian që do të fillojë të premten në mbrëmje me Itali-Turqi.

“Nuk ia vlen të premtosh tituj ose të bësh parashikime. Ajo që mund të premtoj është se do të luajmë çdo ndeshje për ta fituar”, ka thënë CR7, në një intervistë për revistën 360 të federatës portugeze.

“Kemi fituar dy trofe të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell akoma më shumë përgjegjësi. Luajmë gjithmonë për të fituar”, ka thënë  duke iu referuar faktit se Portugalia do të luajë në grup kundër Gjermanisë dhe Francës:

“Janë këta kundërshtarët dhe është kundër tyre që duhet të luajmë. I respektojmë të gjitha skuadrat. Jemi në fazën finale të një Europiani, nuk ka ndeshje të lehta”.

Në fund, një premtim:

“Ndihem si të isha në Europianin tim të parë. Ndihem po aq ose më shumë i motivuar se në 2004-ën, në Kampionatin Europian të parë. Jemi kampionët në fuqi dhe jemi akoma me kandidatëve për të fituar trofeun”.

Related posts

NGA COVID-19 TEK TËRHEQJET MUSKULORE/ Mallkim dëmtimesh tek Milani, ja sa ndeshje kanë humbur titullarët e “kuqezinjve”…

Delo.autor

PARALAJMËRON ARSENALIN/ Arteta: Kujdes, PSV ka eleminuar Juventusin

F.autor

RIKTHEHET KAPITENI/ Inzaghi buzëqesh përpara Bayern, por Kane bën presion: Dua të fitoj Champions

F.autor

Leave a Comment