Futboll Sport

JO VETËM ZHIRU/ Milani mendon shkëmbimin e bujshëm. Ofron Kastijehon për yllin e Sevijas

Milani mendon për sezonin e ardhshëm ku synimi është përforcimi në sulm për të qenë kompetitiv edhe në Champions. Jo vetëm Oliver Zhiru që është fare pranë fanellës kuqezi për dy sezonet e ardhshme, por tani drejtuesit e Milanit kanë një ide të re shkëmbimi.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica” me Zhriunë që i ka thënë “PO” Maldinit dhe që do të transferohej me parametra zero dhe do të firmoste një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh. Tani më “Djalli” mendon shkëmbimin Samu Kastijeho-Papu Gomez me skuadrën e Sevijas. Për sulmuesin argjentinas do të ishte një rikthim në Itali pasi i tha mirupafshim Atalantës përpara 6 muajve.

Në La Liga, Gomez ka regjistruar 18 prezenca dhe ka realizuar 3 gola. Ndërkohë drejtuesit e Milanit kanë rifilluar tratativën për rinovimin e kontratës me turkun Hakan Çalhanoglu, që tashmë presin një përgjigje përfundimtare nga ai.

Related posts

“TË GJITHA ZGJIDHJET JANË…”/ Leonardo zbulon sekretin: Ja pse dështoi ardhja e Ibrahimovic dhe Fabregas te Milan

Delo.autor

TROFEU PRESTIGJOZ/ Ja me kë do të ndeshet REALI në Kupën e Botës për Klube

Isa.Autor

ICARDI PËRGATIT RIKTHIMIN NË SERIE A/ Wanda Nara pranë marrëveshjes me rivalët e Inter…

Delo.autor

Leave a Comment