Futboll Sport

“BOMBË” NGA ITALIA/ UEFA e ka marrë vendimin! Reali, Barcelona dhe Juventusi përjashtohen nga…

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në Itali, ku thuhet se UEFA e ka marrë vendimin, pas krijimit të Superligës Europiane, për të dënuar 3 ekipe.

“La Repubblica” shkruan se UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga Liga e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, Realin e Madridit, Barcelonën dhe Juventusin. Mediat italiane bën me dije se vendimi tashmë është marrë dhe në ditët e ardhshme, pritet të dalin me komunikatë.

Reali, Barça dhe Juventusi ishin klubet themeluese të Superligës Europiane dhe të vetmet që ende nuk janë larguar. Për këtë arsye, UEFA ka vendosur të marrë një vendim rëndë për këto 3 klube, duke i përjashtuar nga Champions për sezonin tjetër. Në ditët e ardhshme pritet edhe një komunikatë, ku do të sqarohet gjithçka, për të kuptuar nëse është diçka e vërtetë, apo thjesht në kuadrin e thashethemeve.

Related posts

Autogoli i çuditshëm pas harkimit të SHAQIRIT, Liverpoolin e nderojnë mbrojtësit kundërshtarë

Isa.Autor

VIJON “KAOSI” tek Man United/ Tifozët protestojnë për një AVION ME QERA

Isa.Autor

ZBULON PLANET PËR TË ARDHMEN/ Veterani Buffon: Ja çfarë do të bëj pasi të tërhiqem

Delo.autor

Leave a Comment