Futboll Sport

“KAM HUMBUR NDJENJAT PËR…”/ Mbrojtësi Pavard zbulon çfarë ndodhi pas përplasjes të frikshme

Franca e ka nisur aventurën në Europian me një fitore kundër Gjermanisë, por ka patur shumë frikë për mbrojtësin e djathtë Benjamin Pavard.

Lojtari i Bayern Munich ka marrë një goditje në kokë nga Gosens në momentet e fundit të ndeshjes dhe ka humbur ndjenjat për pak momente.

Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar gjithçka për beIN Sports.

“Ka qenë një tronditje e madhe, kam humbur ndjenjat për 10 ose 15 sekonda”, ka thënë Pavard. “Më pas, kam qenë menjëherë më mirë”, ka shtuar francezi, i cili ka luajtur deri në vërshëllimën e trefishtë.

Në lidhje me fitoren: “Kemi mundur një Gjermani shumë të mirë. Kemi bërë një ndeshje të madhe në sulm dhe në mbrojtje. Jemi mirë dhe besoj se do të përmirësohemi”.

Related posts

Champinos league/ REAL MADRID- LIVERPOOL, Bale shënon golin e tretë ndaj anglezve (VIDEO)

Sadik.Autor

RIKTHEHET BASKETBOLLISTI PAS 7 VITESH/ Flet Dwight Howard: Me mua në ekip, LeBron James fiton titullin me Lakers

Delo.autor

REVOLUCION TEK JUVENTUS/ 600 milionë euro humbje, Agnelli braktis “Zonjën” për “Kokëkuqen”

Delo.autor

Leave a Comment