Futboll Sport

“KANCERI ËSHTË NJË PARTNER I PADËSHIRUAR I JETËS”/ Rrëfimi prekës i Vialit: Shpresoj të lodhet nga unë

Teksa vëmendjen kryesore e kanë marrë përgatitjet për në “Euro 2020”, në Itali një rrëfim i Xhanluka Vialit i ka prekur të gjithë.

Teksa po transmetohej një dokumentari “Sogno Azzurro”  në “Rai Uno” vëmendja u përqendrua tek Viali i cili rrëfeu një pjesë të historisë së tij në lidhje me betejën kundër kancerit. 56-vjeçari dëshiron që historia e tij të frymëzojë shpresë te ata që përballen me të njëjtën betejë.

“Unë isha një lojtar dhe një njeri i fortë, por gjithashtu i brishtë dhe mendoj se dikush mund të më ketë njohur. Unë jam këtu me të metat, frikën dhe dëshirën time për të bërë diçka të rëndësishme.

Ky është një shoqërues i padëshiruar i udhëtimit, por unë duhet të shkoj përpara, të udhëtoj me kokën ulur pa u dorëzuar kurrë, duke shpresuar se ai do të lodhet dhe do të më lejojë të jetoj për shumë vite të tjera”, ishin fjalët prekëse të ish-sulmuesit italian, referuar betejës kundër kancerit.

53-vjeçari nuk la pa përmendur edhe marrëdhënien e tij me Roberto Mançinin,  të cilin e cilëson si një mik të besuar që nga dita e parë kur janë takuar.

“Ne u takuam në ekipin kombëtar kur ishim fëmijë. Ai ishte një lojtar i fortë, teknik, shumë i shpejtë. Mbaj mend që herën e parë që u takuam  së bashku hëngrëm dhe biseduam për Sampdoria”, përfundoi Viali.

Related posts

Roma- Liverpool/ “Verdhekuqët” barazojnë shifrat në “Olimpico”

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Hamilton nuk ka konkurrencë, britaniku në “Pole Position” në Monza

Delo.autor

“TË KUQTË” NË KRIZË TË THELLË/ Liverpool“i mallkuar” këtë sezon, tjetër dëmtim në mbrojtje

Delo.autor

Leave a Comment