Futboll Seria A Sport

NGA BISEDA ME GJIMSHITIN TEK KAMPIONATI I SERIE A/ Reja: Atalanta, mes 3-4 të parave në kampionat

Berat Gjimshiti çuditi të gjithë këtë javë, kur në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Mançester Junajtid, u shfaq në fushën e lojës. Edhe pse me një fashaturë mbrojtëse në krahun e dëmtuar, mbrojtësi kuqezi zhvilloi një pjesë të dytë të mirë ndaj “djajve të kuq”, duke i mbajtur shpesh larg zonës e dike mos lejuar sidomos lojën e tyre në ajër.

Për Gjimshitin nuk mund të mungonin vlerësimet, e sigurisht edhe interesi nga përfaqësuesja shqiptare, me trajnerin Edi Reja, i cili sipas mediave italiane, ka zhvilluar dje një bisedë me futbollistin për të kuptuar më mirë gjendjen e tij pak ditë para nisjes së grumbullimit për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Ndërkohë, Reja shpreson që Gjimshiti të vazhdojë të jetë protagonist me Atalantën edhe në vitet në vijim, pasi ka bindjen e plotë se kjo skuadër do të kthehet në Ligën e Kampioneve, siç tregoi në mediat italiane.

“Në ndeshjen e dyfishtë me Mançester Junajtid ishte e pafat, ishte qartësisht një fatkeqësi, Ka humbur pikë për shkak të dy episodeve, meritonte më shumë. Megjithatë, ka potencialin për të siguruar përsëri kualifikimin në çerekfinale.

Kampionati? Me siguri do të përfundojë mes 3-4 ekipeve të para në klasifikim, do të thosha që është thuajse siguri matematikore”, tha Reja.

Related posts

LËSHON DEKLARATËN EPIKE/ Ish-gjyqtari Clattenburg: Femrat duhet të zgjedhin midis arbitrimit apo të ngelurit shtatzënë

Delo.autor

AJAX-JUVENTUS/ Zonja e Vjetër” shpëton prej CR7, holandezët nuk falin

Delo.autor

Ashpërsohet gara për zonën Champions. Rezultatet dhe renditja e Serie A

Q.Autor

Leave a Comment