Futboll Sport

E BUJSHME/ Sekretet e Anglisë në Euro 2020, do u gatuajë kuzhinieri i grupit “Spice Girls”

Garet Sauthgejt është siguruar që lojtarët e tij të jetojnë në luks gjatë grumbullimit të Euro 2020. Anglia do të qëndrojë në bazën e saj të kombëtares “St George’s Park” në Burton, duke e përdorur hotelin “Hilton” gjatë ndeshjeve të turneut dhe “Tre Luanët” do të udhëtojnë 2.5 orë sa herë të luajnë në “Wembley”.

Hoteli është i pajisur me një pishinë të brendshme dhe SPA. Shefi i kuzhinës së kombëtares është Omar Meziane, i cili ka qenë kuzhinieri i grupit të famshëm “Spice Girls”.

Ai do kujdeset për ushqyerjen e skuadrës së Sauthgejtit, e cila do ta “shkelë” ndonjëherë dietën rigoroze me ndonjë pjekje mishi në qymyr. Në hollin e hotelit është ngritur edhe një çadërote, ku prania e mediave do të jetë e kufizuar, ndërsa konferencat do të vijojnë që të jenë virtuale.

Megjithatë, “Mirror” ka zbuluar se Sauthgejt do të bëjë edhe disa ndryshime në rutinën e përditshme të skuadrës, për të respektuar rregullat e higjienës, të cilat i ka mbajtur sekrete. “St George’s është një mjedis me të cilin ne jemi ambientuar. Ne shpresojmë që ta ndryshojmë atë disi, kështu që kur lojtarët të hyjnë në derë, ajo të mos jetë siç e kanë parë dikur. Mezi po e pres këtë”, tha trajneri i “Tre Luanëve”.

Një burim pranë kombëtares zbuloi për “Mirror”: “Garet dëshiron që të rikrijojë atmosferën që ishte në Rusi. Ai dëshiron të njëjtin shpirt skuadre që të gjithë panë”. Por, këtë herë, gratë e futbollistëve nuk do të lejohen në hotel, sepse kampi duhet të jetë i izoluar për shkak të rrezikut të Koronavirusit. Mbetet për t’u konfirmuar nëse lojtarët do të kenë mundësi të takohen me njerëzit e dashur gjatë ditëve të pushimit. Duke folur pak javë më parë, Sauthgejt tha:

“Ne nuk do të jemi në gjendje që të lejojmë të huajt të hyjnë brenda. Ky është një urdhër i qartë nga UEFA dhe ne duhet të përpiqemi ta kemi skuadrën sa më të sigurt. Nuk do të jetë kurrë 100% e sigurt, por ne do përpiqemi t’i respektojmë rregullat sa më shumë që të jetë e mundur. Shpresojmë që në një moment të jemi në gjendje që t’i lejojmë lojtarët të kalojnë pak kohë me familjet, por kjo do të vlerësohet hap pas hapi”.

Related posts

SFIDA SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Ora elektronike i bën lëmsh tifozët

Sadik.Autor

“Lufta” për Këpucën e Artë, kur Salah kalon edhe Messin

Sadik.Autor

EUROPIANI “MINIERË ARI”/ UEFA pritet të ndajë 331 milionë euro për pjesëmarrësit, ja sa përfitojnë kombëtaret…

Delo.autor

Leave a Comment