Futboll Sport

KËMISHA FATSJELLËSE/ Joachim Low përdor ‘’armën sekrete’’ në ndeshjet kur Gjermania duhet të fitojë (FOTO)

Gjermania arriti një triumf të madh 2-4 kundër Portugalisë duke u konfirmuar si skuadër pas disfatën që pësuan me Francën pak ditë më parë.

Por tekniku Joakim Lëv si duket e ka gjetur armën sekrete në ndeshje kur gjermanët duhet të fitojnë. Në rrjetet sociale janë shpërndarë me shpejtësi disa foto te gjermanit me një këmishë ngjyrë blu të errët që mbante veshur në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014 kundër Argjentinës, teksa të njëjtën këmishë mbante veshur dhe ditën e sotme.

Mesa duket kjo nuk është koincidencë pasi ‘’këmisha fatsjellëse’’  e dha rezultatin e saj dhe ‘’pancerat’’ shkërmoqën Portugalinë për të marrë 3 pikët e para në grup.

Related posts

Messi-Ronaldo, 1.000 gola së bashku në LaLiga (Video)

Sadik.Autor

SERIE A/ Torino vishet bardhezi, Juventus feston dominimin dhe “qan’” Buffonin (Foto)

Sadik.Autor

Fitorja e parë e sezonit/ Gega sjell një PARTIZAN ndryshe për ndeshjen e radhës

Isa.Autor

Leave a Comment