Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ PORTUGALISË PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Gosens: Jam krenar për golin e parë, ishte një…

Mbrojtësi gjerman, Robin Gosen zhvilloi një paraqitje fantastike pasditen e sotme në sfidën ndaj Portugalisë duke shënuar dhe golin e katërt për pancerat.

Pas ndeshjes, në një intervistë për ‘’Sky Sport’’, Gosens u shpreh mjaft i lumtur duke rrëfyer dhe ambiciet e gjermanëve para se të zbrisnin në fushë.

“Me siguri që ishte një mbrëmje e paharrueshme në çdo kuptim, ne fituam kundër një ekipi vërtet të fortë. Jam krenar për golin e parë në këtë turne. Ne e dinim se duhej të fitonim pas nëse humbnim do të ishte e vështirë për ne. Unë jam shumë i lumtur që krijuam kaq shumë. dhe ndeshjen e vendosëm kështu.

Ndërrimi i fanellës me Ronaldon? Jo jo, dua të shijoj fitoren sonte. Tifozëve të Atalantës u them se i dua, shihemi së shpejti”, tha Gosens.

Related posts

Kufje revolucionare për Kupën e Botës, teknologjia nuk njeh limite

Sadik.Autor

“TANI ËSHTË KOHA PËR ZIKALTËRIT”/ Zola veçon lojtarin e shkëlqyer të Interit, e mori falas nga…

Delo.autor

“TË DETYROHEM PËR GJITHÇKA”/ Portieri i Rumanisë prek me dedikimin në stadium, ja kujt ia kushton fitoren

F.autor

Leave a Comment