Futboll Sport

KOMENT NGA LOTHAR MATTHAUS/ Po nuk e deshët Sancho-n, i japim ne një pasaportë

Nga Lothar Matthaus

Xhejdën Sanço ishte një nga futbollistët më të mirë të Bundesligës në dy sezonet e fundit. Nëse ai nuk është mjaftueshëm i mirë me kombëtaren angleze, neve do të na pëlqente që t’i jepnim pasaportën gjermane. Ka surprizuar shumë vetë në Angli fakti që ka luajtur vetëm 6 minuta në tri ndeshjet e parë të Anglisë në Europian.

Anglia ka një shans për ta fituar, por jo me penallti. Nëse do të shkojë te pika e bardhë, do të fitojë Gjermania, kështu që Anglia duhet ta zgjidhë ndeshjen brenda 120 minutash. Ne jemi gjithnjë shumë të zotë te penalltitë. Ato janë bërë gjithnjë një objekt shakaje mes gjermanëve dhe anglezëve, por nëse do të shkohet te goditja e 11-metërshave, atëherë ne jemi favoritët.

Ti nis të mendosh për atë që ka ndodhur në 30-40 vitet e fundit, kur kemi luajtur në gjysmëfinalen e Botërorit 1990 dhe “Euro 1996”. Ka shumë presion për futbollistët e Anglisë, sepse ata lexojnë çdo ditë në gazeta të gjitha këto historitë e penalltive. Në 1990-ën ne e dinim që mund ta fitonim Botërorin dhe ishim gati për të. Ky vetëbesim u rrit gjatë turneut dhe ne e treguam. Ndeshja më e bukur ishte gjysmëfinalja kundër Anglisë.

Ata kishin një skuadër fantastike. Ishte një luftë e bukur për të shkuar në finale. Askush nuk e donte Angli-Gjermani kaq herët. Ndoshta do ta kishim pranuar Anglinë në finale. Mund të kishte qenë një tjetër finale si ajo e 1966-ës. Anglisë nuk i pëlqen të luajë kundër Gjermanisë dhe anasjelltas.

Por lojtarët duhet të jenë të lumtur që do të luajnë një ndeshje të madhe në “Wembley”. Nuk ka më mirë. “Wembley” është ende diçka magjike dhe në 20-30 vitet e fundit ne kemi pasur shumë eksperienca të mira. Kemi fituar “Euro 1996” atje, Didi Haman shënoi golin e fundit në stadiumin e vjetër. Na pëlqen “Wembley”.

Related posts

“KRUTANËT” NUK DORËZOHEN/ Kastrioti kërkon të “rrëmbejë” sulmuesin e Luftëtarit…

Delo.autor

BEFASON KLOOP/ Trajneri do në ekip SUPER LOJTARIN që i SHKATËRROI SHTËPINË

Isa.Autor

10 GOLA MË TEPËR DHE ASNJË HUMBJE/ Statistikat i japin Milanit…titullin

Delo.autor

Leave a Comment