Futboll Sport

ZYRTARE/ Skuadra e madhe italiane vjen në Tiranë, ja kur do luhet miqësorja me Partizanin

Partizani dhe Roma do zhvillojnë një miqësore luksi më 12 gusht. Në Tiranë, skuadra e Serie A do rikthehet në kryeqytetin shqiptar pas fitimit të trofeut të Conference League në majin e 2022.

Lajmi i miqësores kishte kohë që përflitej, teksa është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama.

“Rikthehet në Tiranë perandori i ri i Romës. Mirë se vjen Jose’, shkruan Rama.

Pritet të konfirmohet stadiumi se ku do zhvillohet përballja, pasi “Air Albania” do i nënshtrohet një ndërhyrje me mbjelljen e barit. Nëse Partizani dhe Roma do luajnë në “Arenën e Demave”, atëherë tifozët do duhet të jenë në pritje të biletave, pasi stadiumi i Partizanit ka kapacitet vetëm për 4 mijë persona.

Related posts

DAKU PROTAGONIST NË RUSI/ Realizon golin e nëntë sezonal, lojtari shqiptar i dhuron asist

F.autor

SEVILLA-BARCELONA/ “Pleshti” barazon shifrat me një super gol

Delo.autor

PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOL/ Të dyja skuadrat synojnë kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment