Futboll Seria A Sport

LARGIMI I HAKIMI I PASHMANGSHËM/ Skriniar pritet me valixhe në duar, Interi “piketon” dy italianë. Ja emrat…

Interi është në vështirësi ekonomike dhe për këtë arsye, klubi zikaltër duhet të sakrifikojë një ose dy lojtarë kryesorë për të rregulluar bilancet.

I pari që do të largohet me shumë mundësi është Açraf Hakimi, e ardhmja e të cilit do të vendoset brenda javës. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, largimi i marokenit nga Interi duket i pashmangshëm dhe do të jetë ai sakrifikimi i madh nga drejtuesit. Në garë për lojtarin janë dy klube, Çelsi dhe PSG-ja, me këta të fundit që janë favoritë për ta marrë, për një sërë arsyesh.

Oferta e Leonardos do të ishte vetëm para, zgjidhja e preferuar për drejtuesit e Interit. Gjithashtu edhe dëshira e lojtarit është të kalojë te francezët, ku do të përfitonte një rrogë prej 8 milionë eurosh në sezon dhe do të kishte mundësinë të luante me Nejmarin, Mbapenë dhe Di Marian, në të djathtë.

PSG-ja ka gati ofertën 70 milionë euro për Interin, ndërsa në krahun tjetër Çelsi mendon të ofrojë 50 milionë euro plus kartonin e njërit prej Zapakostës ose Alonsos.

Një largim tjetër nga Interi mund të jetë edhe Milan Shkrinjar. Drejtuesit e kanë vendosur dhe në rast se vjen një ofertë e kënaqshme për sllovakun, atëherë do ta pranojnë, teksa kanë piketuar edhe zëvendësuesin. Interi ndjek me kujdes situatën e Xhanluka Mançini dhe në rast largimi të Shkrinjarit, do të jetë ai zëvendësuesi.

Gjithashtu klubi ka  Milano ka shfaqur interes edhe për Mateo Pesinan, i cili në sezonin e fundit shkëlqeu me Atalantën, ndërkohë që po bën mirë edhe me Italinë në Europian.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan futet në garë me Arsenal për të marrë në janar talentin holandez…

Delo.autor

Liverpool ofron 45 milionë euro për portierin e kombëtares britanike

Q.Autor

Monaco: Real Madridi ofroi të njëjtën shumë si PSG-ja për Mbappen

Q.Autor

Leave a Comment