Futboll Sport

LËSHON NJË DEKLARATË/ Mbrojtësi Acerbi: Dua Portugalinë në çerekfinale, më e lehtë të ndalosh CR7 se sa…

Italia mundi mbrëmë Austrinë për të kaluar kështu në çerekfinale. Italianët janë gjithë sy e veshë për të mësuar se cila do të jetë skuadra tjetër e radhës më të cilën do ndeshen për të shkuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Në konferencën e dhënë pas fitores  Françesko Açerbi shprehu edhe dëshirën e tij se kë preferonn mes Portugalisë dhe Belgjikës në çerekfinale. Mbrojtësi italian u shpreh se më shumë dëshironte luzitanët pasi tha se do e kishte më të thjeshtë për të ndaluar Ronaldon se sa sulmuesin e kombëtares belge, Lukakun.

“Dua Portugalinë në çerekfinale. Unë mendoj se Lukaku është më i vështirë për t’u bllokuar. Të dy janë lojtarë të fortë por Lukaku është më i vështirë për t’u ruajtur sepse është më i fortë fizikisht. Ai luan shumë me forcë dhe është një sulmues i vërtetë. Ronaldo është një sulmues i mirë po ashtu por më i lehtë për t’u mbajtur”- u shpreh Açerbi.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Belgjikës do të luhet sonte në orën 21:00, ku fituesi i këtij çifti do i duhet të ndeshet me Italinë.

Related posts

PRITET FUNDI I “TELENOVELËS” ICARDI/ Ja çfarë bën sulmuesi me propozimin e Marottës

Delo.autor

PENALLTIA “DHURATË” DHE KARTON I KUQ QË U FAL/ Arbitrit Rocchi i iku ndeshja nga duart, ja gafa e radhës

Delo.autor

“EUROPIAN OPEN”/ Një tjetër sukses, xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë në Sarajevë

Delo.autor

Leave a Comment