Futboll Seria A Sport

PRITET TË KRYEJË VIZITAT MJEKËSORE/ Mbrojtësi Hakimi e mbyll me Interin. Ja detajet e marrëveshjes…

Açraf Hakimi pritet të jetë afrimi i radhës i PSG-së. Mbrojtësi i djathtë do të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni si pjesë e ziklatërve dhe do të vazhdojë karrierën në Francë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, marrëveshja mes Interit dhe PSG-së është arritur dhe ditën e nesërme do të zhvillohen vizitat mjekësore të lojtarit në Paris.

Francezët do derdhin në arkat e Interit 60 milionë euro, plus 8 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Një shifër kjo afër 70 milionëve euro, aq sa kërkonte Interi për ta lënë të lirë.

Për lojtarin është gati një kontratë 5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro, plus 2 milionë të tjera bonuse, pra 10 milionë euro në total.

Për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike, Interi ishte i detyruar të sakrifikonte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe për këtë u zgjodh Hakimi.

Related posts

Guardiola: Ato janë dy skuadrat më të mira, që kam hasur si trajner

Delo.autor

ASKUSH SI ALLEGRI/ Vjen edhe një çmim: Tani dua vetëm KËTË trofe PRESTIGJOZ

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Molde-Laçi: Ja formacionet zyrtare, kurbinasit me 5 mbrojtës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment