Futboll Seria A Sport

LETËR EMOCIONUESE PËR ERIKSEN/ Inter: Për fat të mirë zgjohemi edhe nga makthet më të këqija…

Interi i kushtoi një letër të bukur dashurie dhe mbështetjeje Christian Eriksen, i cili u kthye në shtëpi në Danimarkë, pas frikës së madhe të vdekjes në fushë dhe nënshtrimit të një operacioni në zemër. “Këto nuk ishin ditë normale, ato që numëruam nga e shtuna e këtej. Forca Chris, jemi të gjithë me ty”, – thuhet në mesazhin e gjatë, të botuar nga “Gazzetta Dello Sport”.

Ja letra e plotë e klubit zikaltër për mesfushorin e vet:

Nuk ishin ditë normale, ato që numëruam nga e shtuna, nga ato momente që na dukeshin kaq të gjata dhe të pakuptimta, nga ajo që dëshironim të ishte thjesht një ëndërr e keqe. Ne kemi heshtur me respekt këto ditë, jemi përhumbur në mendimet tona, lutjet tona, madje edhe psherëtimat tona. Derisa erdhën momentet e lehtësimit, fotot dhe njoftimet për shtyp nga një vend që nuk e dinim deri para disa ditësh, “Rigshospitalet” në Kopenhagë. Atje ishte ti, Christian Eriksen.

Një tjetër hap u hodh të premten. Operimi, dalja nga spitali dhe vizita e shokëve të kombëtares. “Faleminderit për mesazhet e shumta dhe urimet. Ka qenë e pabesueshme t’i shoh dhe t’i ndjej ato. Operimi shkoi mirë dhe jam në gjendje të mirë, duke marrë parasysh situatën që kam kaluar. Ishte e mrekullueshme të shihja sërish djemtë pas ndeshjes fantastike që luajtën dje. Nuk ka nevojë ta them, që do brohoras për ta të hënën kundër Rusisë”, shkruante Eriksen pas daljes nga spitali.

Ne nuk kemi ndalur t’ia dedikojmë mendimet tona Christian, asnjë moment, duke respektuar nga ana tjetër në heshtje një moment kaq delikat dhe personal. Në të njëjtën kohë, shprehjet e dashurisë ishin të shumta, të bukura dhe të natyrshme. Ndërsa ndeshja midis Danimarkës dhe Finlandës filloi në Kopenhagen të shtunën, Romelu Lukaku dhe Achrah Hakimi të dy dolën në fushë me Belgjikën dhe Marokun, duke ia dedikuar golat e tyre Eriksenit. “Chris, të dua”, – bërtiti Romelu para kamerave, një mesazh që ka bërë jehonë kudo. Nderimet erdhën nga të gjitha anët e botës, nga Koreja e Jugut prej golave të Son Heung-min, bashkëlojtar i Christian te Tottenham.

Dridhjet e frikës u kthyen në lehtësim gjatë këtyre ditëve të fundit. Edhe më shumë emocione: fanella e madhe me numër 10, e treguar para ndeshjes së Danimarkës me Belgjikën, në të njëjtin stadium si të shtunën. Loja ndaloi pas dhjetë minutash, kur tifozët duartrokitën, ashtu si edhe lojtarë në fushë, përfshirë Romelu Lukakun. Pankartat, fanellat e treguara nga tifozët dhe ekipet kombëtare, që të gjithë i kushtuan një mendim numrit tonë 24. Të gjitha këto janë momente që përbëjnë përqafimin më të fortë dhe më të përzemërt për Christian Eriksen. Forca Chris, Inter dhe të gjithë interistët janë me ju”.

Related posts

Bajerni arrin përmbysjen, Alkantara shënon me kokë (VIDEO)

Sadik.Autor

KËRKOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid revolucion në mbrojtje me dy yje të Serisë A…

Delo.autor

ARRIN AKORDIN PARA CHAMPIONS/ Klopp nuk i prish punë Bayernit, ja kontrata e fshehtë me Alcantaran

Delo.autor

Leave a Comment