Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Hungari-Francë. Rezultati 1-1

Në ndeshjen e dytë në Grupin F të UEFA “Euro 2020”, Hungaria dhe Franca do të gjejnë përsëri njëra-tjetrën pas 16 vitesh. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë të marrin maksimumin, por duke parë diferencat mes lojtarëve, Franca është favorite absolute, jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të fituar Europianin.

Të gjitha ndeshjet e Francës në Hungari kanë qenë në Budapest. Bilanci në këtë qytet është 6 humbje, 1 fitore e po aq barazime ndërsa e sotmja do të jetë përballja e parë në “Pushkash Arena”.  Hungaria përballet me Francën për herë të parë që nga një humbje miqësore 2-1 në Metz, më 31 maj 2005, me golat e Xhibril Sisesë dhe Floro Maludasë teksa për vizitorët shënonte Zombor Kerekes.

Franca ka humbur në Budapest 13-1 në qershor 1927 me gjashtë gola nga Xhozef Takaçsh, që akoma sot është fitorja më e madhe e Hungarisë ndonjëherë. Kjo është ndeshja e pestë në Kampionatin Europian të UEFA-s midis dy ekipeve. Hungaria ka ngadhënjyer tri herë dhe barazuar një herë.

 

LIVE/ Hungari – Francë 1-1

Fiola 45+2’/ Grizman 66′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

Akordohen 3 minuta shtesë!

86’ Zgjat pak ndeshja për Dembele, i cili i futur nga stoli, largohet i dëmtuar për t’i lënë vendin Lemarit.

78’ Pranë golit Mbape, i cili pasi futet në zonë, gjuan me të majtën, por pret Gulash.

74’ Mundësi e mirë për Hungarinë me Salain që provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por pret pa shumë vështirësi Hugo Loris.

66’ GOOOOOL FRANCA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Pushkash Arena”, Grizman nuk fal në zonë, teksa pas një topi të dërguar aty nga Mbape, përfiton për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.

58’ Menjëherë i rrezikshëm Dembele, i cili pas një aksioni të bukur, gjuan fort me të djathtën, por topi ndalet në shtyllë.

57’ Zëvendësimi i parë te Franca, largohet Rabio për t’i lënë vendin Dembele.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

45+2’ GOOOOOOOL 1-0 HUNGARIA/ Fantastik Fiola, i cili pas një topi të marrë na të majtë, futet bukur në zonë dhe shënon duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Shtanget skuadra e Deshamp.36’ Pogba provon me një gjuajtje të fortë, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

30’ E pabesueshme çfarë ka humbur Benzema, i cili pas një pasimi spektakolar të marrë nga Mbape në zonë, nuk shënon dot i vetëm me portierin, duke e gjuajtur topin jashtë.

25’ Adam Zalai e ka ta pamundur për të vazhduar ndeshjen, për shkak të dëmtimi, teksa mbetet i shtrirë në fushë. E zëvendëson Nikoliç. Ndërkohë arbitri ka ndalur për pak sekonda ndeshjen, për shkak të temperaturave të larta, për t’u freskuar skuadrat.

22’ Ndërhyrje e gabuar e Shafer ndaj Pogbasë, goditje dënimi për Francën në afërsi të zonës së Hungarisë.

17’ Tjetër mundësi e mirë për Francën, këtë herë është Mbape, i cili pas një krosimi të marrë nga Dinje, gjuan me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

14’ Mundësi e artë shënimi për Francën. Benzema provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por pret Gulcsi, i cili në të njëjtin aksion i mohon golin edhe Grizmanit, duke ndalur topin.

10’ Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Pavar, për ndërhyrje të gabuar ndaj Salai.

3’ Ndërhyrje e gabuar e Varan ndaj Zalai në afërsi të zonës. Mundësi e mirë për Hungarinë! Kroson nga e majta Zalai, por largon mbrojtja franceze.

Starton sfida në një stadium të tejmbushur me tifozë!

Related posts

E BUJSHME/ De Ligt arrin marrëveshjen me Juventusin, ja kur mbërrin në Torino (FOTO)

F.autor

IGLI TARE PROBLEME MELACION/ Zbulohen arsyet e tensionit

F.autor

QESHARAKE/ Skuadra TURKE gjen zgjidhjen për financat, BLEN DHI për të mbajtur klubin

Isa.Autor

Leave a Comment