Futboll Sport

RRËFEN MBI KARRIERËN E TIJ FUTBOLLISTIK/ Perotti: Ka menduar tërheqjen. Ja pse nuk i gaboj penalltitë

Diego Perotti është rrëfyer për Sky Sport.

Ish- futbollisti i Roma-s dhe Genoa-s, tani në Turqi me Fenerbahce-n, ka folur për tema të ndryshme në lidhje me karrierën e tij. Nga problemet e fundit fizike deri te talenti për penalltitë.

“Kam menduar të tërhiqem. Kur pëson një dëmtime të tillë, të vijnë dyshime dhe dëshirë për t’u shtrirë në një krevat. Jam përballur me një dëmtim serioz dhe jam lënë vetëm. Kam paguar vetë për operacionin dhe rehabilitimin”, ka thënë Perotti, i cili ka luajtur vetëm 4 ndeshje në sezonin e kaluar.

Në vazhdim, fantazisti ka zbuluar edhe sekretin e penalltive. Në total, ai ka realizuar 27 nga 29:

“Sekreti? Kam gjuajtur shumë në kohën e Sevilla-s, por në të vërtetë shpresoj gjithmonë që portieri të bëjë hapin e parë. Kam aftësinë e sekondës së fundit, ngre kokën dhe shikoj lëvizjen e tij”.

Related posts

E BUJSHME/ Synon përforcime, Barcelona gati 160 milionë euro për dy yjet e Inter…

Delo.autor

MOMENT PANIKU/ Shmanget tragjedia në Turqi, lojtari mbetet pa frymë dhe plaset në tokë (VIDEO)

Delo.autor

“DUKET SE NUK KE LUAJTUR ME MË TË MIRIN”/ Aguero ndez polemikat me mesazhin kundër CR7

F.autor

Leave a Comment