Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Uells-Danimarkë. Rezultati 0-4

Duke filluar nga ora 18:00 sfida Uells-Danimarkë do të hapë siparin e fazës së 1/8-ve të Europianit.

Stadiumi “Johan Krujf Arena” do të presë dy skuadra që nuk është se treguan një paraqitje të mirë në grupe teksa danezët u kualifikuan mes fatit vetëm falë golavarazhit më të mirë se kundërshtarët e Rusisë. Sfida shikohet me shanse të barabarta për dyja kombëtaret të cilat pritet të dhurojnë spektakël.

Rasti i Eriksen dhe kualifikimi në frymën e fundit i ka dhënë zemër Danimarkës e cila me Rusinë bëri një super paraqitje. Nga ana tjetër, Uellsi bazohet tek yjet e skuadrave si Bejl e Ramsej për të vazhduar aventurën në Europian.

 

LIVE/ Uells – Danimarkë 0-4

Dolberg 27′, 48′, Maehle 88′, Breithueit 90+4

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90+4′ GOOOOOL DANIMARKA 0-4/ Feston edhe Breithueit. Fillimisht goli u cilësua i parregullt, por më pas VAR-i e konfirmon si të rregullt. Të papërmbajtshëm danezët! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

90′ Uilson ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Maehles.

88′ GOOOOOL DANIMARKA 0-3/ Fantastik Mahele,  futbollisti që aktivizohet me Atalantën në Serinë A. 24-vjeçari, pas asistit të Jensen, lëviz bukur brenda zonës, teksa me të majtën godet saktë duke trefishuar shifrat. 

86′ E pabesueshme çfarë shpërdoron sulmuesi i Barcelonës, Breithueit. Pranë golit të tretë danezët!

80′ I sapofuturi në lojë Bruks, ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kornelius.

78′ Zëvendësim edhe te Uellsi, largohen  Roberts dhe Xhejms, në lojë Roberts dhe Bruks.

77′ Dy zëvendësime te Danimarka, largohen Larsen dhe Kajer, në vend të tyre Boilsen dhe Andersen.

69′ Tjetër zëvendësim te Danimarka, largohet nga fusha heroi Dolberg, vendin e tij e merr Kornelius.

65′ Bie disi tempi i ndeshjes, Danimarka kërkon të menaxhojë epërsinë e dy golave. Uellsianët duken të pafuqishëm në repartin ofensiv.

60′ Dy zëvendësime te Danimarka, largohen Delenei dhe Damsgard, në vend të tyre Jensen dhe Norgard.

59′ Zëvendësim te Uells, largohet Morrell, në vend të tij Uilson.

48′ GOOOOOL DANIMARKA 0-2/ Dolberg bën heroin për danezët. Futbollisti përfitoi nga një gabim në mbrojtje i uellsianëve, teksa nuk fal brenda zonës. Uilliams ishte ai që gaboi duke i falur një top Dolbergit, që nuk fali! 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë, dominim i Danimarkës, që pas minutës së 15-të, ka dhuruar spektakël.

41′ Zëvendësim i detyruar te Uellsi, largohet Roberts, vendin e tij e merr Uilliams.

40′ Tjetër karton i verdhë te Danimarka, kësaj here ndëshkohet edhe Mur.

32′ Pranë golit të dytë Danimarka me Dolberg, por autori i golit të parë provoi të realizonte me finte, por pa sukses.

27′ GOOOOL DANIMARKA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Dolberg kalon në avantazh danezës. Pas një aksioni mjaft të bukur, mesfushori ka goditur saktë në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

20′ Danimarka fiton ndjeshëm terren, duke ekzekutuar plot 4 goditje nga këndi në harkun e pak minutave. Danezët kërkojnë t’i imponohen kundërshtarëve.

13′ Minuta mjaft të mira për Uellsin që kësaj here provon me Ramsej, por tentativa e mesfushorit u ndal nga mbrojtësit danez.

10′ Pranë golit Uellsi  me Gareth Bejl, i cili provoi me një goditje të rrezikshme me të majtën, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën.

5′ Uellsi e nis në sulm sfidën, duke ushtruar presion në zonën e danezëve, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

E BUJSHME/ Del Piero president, mendohet revolucion total në kupolën drejtuese të Juves

Delo.autor

ZYRTARE/ “Ndahet” Kategoria e Parë, mësohen dy grupet e sezonit të ri

Isa.Autor

ÇËSHJTA LEONARDO – SUSO/ Milani kërkon të paguajë 4 milion euro, por ja çfarë e shqetëson…

Delo.autor

Leave a Comment