Futboll La Liga Sport

“LOS BLANCOS” KËRKON RIKTHIMIN/ Përgjigja e Mourinhos kur pyetet për stolin e Real Madrid

Benfica nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interes për Jose Mourinho-n. Gjatë një interviste trajneri nuk është shprehur i gatshëm për rikthimin në Portugali.

Por përgjigja e tij ndryshon kur pyetet për Real Madrid apo Inter, klube që gjithashtu ka trajnuar më parë.

Kur pyetet për interesin e Los Blancos, Mourinho përgjigjet: “Këto janë thashetheme dhe unë nuk dua t’i shtoj benzinë zjarrit,” fillon ai të shpjegojë.

“Kur një trajner, ose lojtar, përflitet për një rikthim te një ish-klub, atëherë do të thotë se ka bërë diçka pozitive. Këtë ndjesi kisha kur u riktheva te Chelsea. Është një nder i madh kur një profesionist ftohet t’i ribashkohet ish-ekipit të tij. Nuk është një zgjedhje e rrezikshme, pasi klubi e di shumë mirë se cilin trajner po merr, po ashtu edhe lojtarët.”

Related posts

“KAM IDHULL MIGJEN BASHËN”/ Rrëfimi special i Esat Malës: Ju tregoj sakrificën më të madhe që kam bërë për futbollin

Delo.autor

Tirana, qyteti miqësor me sportin/ Federata Europiane e Atletikës çmim per Veliajn

Sadik.Autor

Vettel reflekton dhe kërkon që të gjejë fajtorët për garën e Spanjës

Sadik.Autor

Leave a Comment