Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Suedi-Sllovaki. Rezultati 1-0

Luhet duke filluar nga ora 15:00, ndeshja mes Suedisë dhe Sllovakisë, e vlefshme për Grupin E në Europian.

Pas fitores së parë, ekipi sllovak kërkon që të marrë tri pikë të tjera me shpresën për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e 1/8-ave të Europianit.

Triumfi me Poloninë i dha besim ekipit të Stefan Tarkoviçit, por këtë herë rivali është i frikshëm në mbrojtje dhe për të marrë pikët e plota duhet bërë ndeshje perfekte. Suedia e Jane Andersonit arriti t’u bënte ballë sulmeve të frikshme të Spanjës dhe tani ka si mision tri pikët e plota për të besuar në kualifikim.

 

LIVE/ Suedi – Sllovaki 1-0

Forsberg (p) 77′

KOMENTI LIVE –

77′ GOOOOOOL SUEDIA 1-0! Kuaizon nëpërmjet nmjë inkursioni fiton një penallti ku portieri Dubravka e shkakton. I saktë u tregua Emil Forsberg në pikën e bardhë të 11-metrave.

71′ Isak bëri gjithçka vetë duke dribluar disa kundërshtarë të kombëtares slovake dhe godet në portë, por topi grushtohet nga portieri Dubravka.

59′ Larson me një harkim në zonë gjen saktë Augustinson i cili me kokë godet bukur, por portieri Dubravka bën heroin me super pritje.

51′ Slovakia rrezikshëm teksa Duda tenton portën, por topi përfundon pranë tranversës.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Asnjë minutë shtesë!

27′ Suedia rrezikshëm teksa Berg tenton golin me kokë pranë portës slovake, por portieri pranë tij grushton topin.

14′ Skuadrat po mundohen të ruhen mirë dhe loja është e spostuart në mesfushë ku të dyja formacionet po mundohen të qarkullojnë topin.

1′ Starton sfida!

Related posts

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Të dy ekipet kërkojnë finalen e parë për vitin 2020 (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SEZON I DËSHTUAR/ Reali Madridi kap rekordin negativ të 2 dekadave të fundit

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Pochettino: Barcelona? Emri im s’mund të lidhet me atë klub

Delo.autor

Leave a Comment