Futboll Sport

LOJTARI MË I VJETËR/ 38 vjeç e 264 ditë, ja kush është “gjyshi” i Euro 2020

Marten Stekelenburg është një nga ata portierë që e tregoi talentin e tij shumë shpejt, duke u bërë që në moshën 18-vjeçare titullar i Ajaksit (2001-2011) dhe më pas duke provuar shumë eksperienca të tjera të ndryshme mes Romës, Fulhamit, Monakos, Sauthemptonit, Evertonit, mes të cilave edhe mjaft dëmtime të shpeshta, mbrojtësi ekstrem vendosi që të rikthehej sërish “në shtëpi” përpara se të dalë në pension.

Por, ajo çfarë është më e bukura ndodhi pak ditë përpara fillimit të këtij Europiani: titullari Silesen infektohet me COVID dhe Stekelenburg fiton një dopiohierarki duke kaluar edhe kolegun tjetër holandez, Tim Krul. E gjithë kjo dhuratë e bukur Martenit i vjen, teksa ai pret që të festojë 39-vjetorin e tij. Më saktë, me 38 vjeç e 264 ditë, në ndeshjen e luajtur dhe të fituar kundër Ukrainës, ai u bë jo vetëm lojtari më i vjetër që ka veshur ndonjëherë bluzën e Holandës në një Europian, por në të njëjtën kohë edhe i këtij “Euro 2020”, në të cilin lë prapa mbrojtësin Pepe të Portugalisë, por edhe kolegun Gordon të Skocisë, gjithashtu 38- vjeçarë, por disa ditë më të vegjël sesa Stekelenburg.

Në të njëjtën kohë, në një ndeshje të vetme, “Tulipani” kaloi edhe idhullin e tij dhe legjendën e portës portokalli, Edvin van der Sar, i cili luajti me Holandë deri në moshën 37 vjeç e 236 ditë, por pse jo, duke parë këtë rini të dytë të papritur, ndoshta Marten Stekelenburg mund të synojë edhe Botërorin 2022 në Katar apo akoma edhe më tej për të tentuar edhe rekordet absolute të portës. Ata që kanë luajtur më shumë sesa ai për nga mosha në një Europian janë Peter Shilton (38 vjeç e 271 ditë), Morten Olsen (38 e 303 ditë), Lotar Mateus (39 vjeç e 91 ditë) dhe portieri legjendar i Hungarisë, Gabor Kirali, i cili vazhdon që të jetë rekordmeni absolut, duke luajtur deri në moshën 40 vjeç e 86 ditë.

Related posts

PËRBUZI GJYQTARIN E KATËRT/ Trajneri Koeman nuk i shpëton dënimit. Ja me sa ndeshje është pezulluar…

Delo.autor

PËSOI ARREST KARDIAK/ Pas operacionit në zemër, mesfushori Eriksen shëtit me djalin në park (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ FLAMURTARIT/ Flet mbrojtësi Todorvski: Duhet të shprehim potencialin në fushë, ndryshe…

Delo.autor

Leave a Comment