Futboll Sport

ME PUSHIME NË AFRIKË/ Icardi publikon pozë me Wandën, ky detaj mund të bëjë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë (FOTO)

Me përfundimin e sezonit, Ikardi dhe Vanda Nara po kalojnë pushimet në Afrikë. Të dy ndajnë shumë imazhe e video në rrjete sociale, nga bimësia e vendit afrikan, por edhe kafshët e shumta që gjenden atje. Sulmuesi i PSG, ka qenë tepër aktiv së fundmi në rrjete sociale dhe ndan me 6 milionë fansat e tij pamjet e pushimeve të bukura në natyrë.

Ndër fotot e publikuara nga bomberi argjentinas, bie në sy, ajo e një grupi zebrash, një sinjal ky jo i vogël për Juventusin. Për tifozët bardhezinj, fotoja e zebrave, e postuar në Instagram nga Icardi, nuk duket pa një mesazh brenda. Në komente, dikush e pyet atë: Zebra si Juventusi? Dikush tjetër reagon në mënyrë edhe më të drejtpërdrejtë: Çfarë po nënkupton, se do të vish te Juve?

Me pak fjalë, një foto e thjeshtë ishte e mjaftueshme për t’i lëshuar njerëzit e Juventusit (të internetit) në komente pa fund. Por merkato është ende në nisje të saj dhe gjithçka mund të ndodhë.

Related posts

MILANI DYFISHON SHIFRAT/ Shënon super gol Suso pas një kundërsulmi (VIDEO)

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Kamza e Kastrioti në garë për pikë, ja si rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Shqiptari sërish protagonist me asist tek Weder Bremen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment