Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ME SHQIPËRINË KAM ËNDËRR TË…”/ Mbrojtësi Kumbulla bën postimin prekës: Mezi po pres të fillojë sezoni i ri

Marash Kumbulla në përgjithësi kaloi një sezon pozitiv si në aspektin ekipor dhe në atë personal duke luajtur dhe sezonin e tij të parë me skuadrën e Romës që pas transferimit në verën e kaluar.

21 vjeçari shikohet si i rëndësishëm tek verdhekuqtë nga Murinjo, teksa vetë Kumbulla në ‘’Instagram’’ ka bërë një postim duke u shprehur se mezi pret të rikthehet në fushë me Romën.

‘’Pas dy provave të rëndësishme me ekipin tim kombëtar, sezoni im ka mbaruar. Për mua ishte shumë emocionuese debutimi me fanellën e Romës në garat europian, goli im i parë me këtë fanellë, goli im i parë në Serie A, rritja ime me Shqipërinë me të cilën kam ëndrrën dhe qëllimin për të arritur suksese të rëndësishme.

Ka pasur shumë gjëra pozitive që unë sjell me vete. Nga ana tjetër, ato negative më kanë shërbyer shumë për të mësuar. Është vetëm fillimi dhe unë mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm dhe shpresoj që më në fund të jem në gjendje të takoj tifozët në Olimpico. Faleminderit”,  ishin fjalët e postuara nga mbrojtësi i Kombëtares.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Dybala humb balotazhin për ta nisur titullar, ja arsyeja

Delo.autor

PERISIC MES BAYERN DHE EKIPIT ANGLEZ/ Inter provoi kroatin si shkëmbim për të marrë mesfushorin e Premier…

Delo.autor

RIKTHEHET INTERESI PËR MBROJTËSIN SHKODRAN/ Juventus kërkon shërbimet e Elseid Hysaj, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment