Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Inter gjen një “dem” tek River Plate, sfidon Lazio-n dhe Manchester United për sulmuesin…

Prej disa ditësh qarkullojnë zërat për një interesim të Inter-it për Rafael Santos Borre.

Sulmuesi kolumbian është afër skadencës së kontratës me River Plate.

Sipas Tuttosport, janë të shumta ekipet që interesohen për lojtarin e datëlindjes ’95. Përveç Inter-it, në fakt, duket se futbollisti pëlqehet edhe nga Lazio, Manchester Utd,  Feyenoord, Gremio dhe Palmeiras.

Qëllimi i Borre është ajo që të kthehet të luajë në Europë.

Sulmuesi, në fakt, ka patur një eksperiencë jo shumë të lumtur në Spanjë. U ble nga Atletico Madrid në 2015-ën dhe më pas u huazua te Villarreal.

Inter po mendon seriozisht për lojtarin, por gjithçka varet nga situata e Lautaro Martinez. Argjentinasi konsiderohet i paprekshëm nga zikaltrit, por në rast të një ofertë të rëndësishmë, Inter mund të mendojë seriozisht ta shesë Demin.

Megjithatë, qëllimi është të mbahet Lautaro Martinez dhe të merret edhe Borre, për t’i dhënë Inzaghi-t një skuadër të denjë dhe një repart sulmues cilësor.

Related posts

“MOMENTALISHT I SHOH SHUMË TË GËZUAR”/ Lojtari i PSG: Reali e Barca nuk e përballojnë Mbappen e Ney

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Maldini takim me përfaqësues të Real Madrid, ja çfarë synon

Delo.autor

“TËRMET 7 BALLË” NË MIQËSORE/ Portugalia s’ka mëshirë ndaj Andorrës, Ronaldo kap legjendën

Delo.autor

Leave a Comment