Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ 15 milionë euro arkëtime në Monza, Leclerc: Nuk qenka ëndërr…

E diela e kaluar në Itali ishte një ditë ku fitu an të gjithë. Triumfuan Sharl Lëklerk e Ferrari dhe fituan gjithashtu edhe Klubi i Automobilit Milano (ACI) si dhe Autodromi i Monzës. Festë për të gjithë, pasi Çmimi i Madh i Italisë në Formulën 1 futet menjëherë në histori, duke qenë se skuadra nga Maraneloja i dha fund një “agjërimi”, duke ia dalë me sukses të bëjë më në fund ligjin në garën e shtëpisë.

Skenar më të mirë se ky ishte vështirë që të gjeje, pasi triumfi erdhi në një moment jubilar si 90-vjetori i edicionit të garës së Monzës dhe i krijimit të Ferrarit. “Ishte një javë rekord në manifestimin më të madh dhe më të rëndësishëm automobilistik të Italisë. Në Autodromin e Monzës zbarkuan gjithsej 200 mijë tifozë gjatë gjithë fundjavës, duke sjellë një fitim bruto prej 15 milionë eurosh”, thekson Xheronimo La Rusa, presidenti i Klubit të Automobilit Milano. Një çmim i madh nën shenjën e numrit 90:

“Përveç edicionit të 90-të të garës në Monza, Ferrari ka festuar 90-vjetorin e themelimit të skuderisë, në një event të organizuar në “Piaca D’uomo” të Milanos, që ishte vërtet diçka unike”, thotë La Rusa. “Vala e kuqe” e tifozëve të Ferrarit pushtoi cirkuitin, por që tani është momenti për të menduar për të ardhmen, pasi në Monza do të garohet të paktën deri në vitin 2024, duke parë marrëveshjen e nënshkruar me “Liberty Media”. “Kënaqësia është e madhe nga të gjitha palët e tashmë po projektojmë vitin 2022, që shënon edhe 100- vjetorin e autodromit. Duam ta modernizojmë edhe më shumë këtë impiant”, përfundon La Rusa. S

HARL LËKLERK

Por, protagonisti kryesor në festën e jashtëzakonshme të Çmimit të Madh të Italisë ka vetëm një emër. Ai është Sharl Lëklerk. 21-vjeçari nga Montekarloja kaloi në delir tifozërinë e zjarrtë të “kokëkuqes”, duke marrë një sukses fantastik pas një dueli spektakolar me makinat e Mercedesit.

Leklerk

Lëklerk tregoi një forcë dhe një karakter prej fenomeni duke i bërë ballë fillimisht sulmit të Luis Hamiltonit e më pas atij të Valteri Botasit. Sharl, që të dielën këtë triumf të jashtëzakonshëm e kishte konsideruar si një ëndërr, një ditë pas garës e kupton se ajo që kishte realizuar ishte vërtet diçka madhështore. “Atëherë nuk paska qenë një ëndërr”, shkruan piloti i Ferrarit në rrjetet sociale mëngjesin e djeshëm, duke filmuar me telefonin e tij gazetat që i bënin jehonë me germa të mëdha fitores që kishte arritur në Monza. Një zgjim i ëmbël për djaloshin e “kokëkuqes”, i cili në “Instastory” poston gjithashtu komplimentet e bëra nga ikona e futbollit italian, siç është legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero.

Related posts

MË 17 TETOR DO TË LUHEJ DERBI I KRYEQYTETIT/ Ja të gjitha javët e “djegura” nga bojkoti i kampionatit

Delo.autor

QESHARAKE/ Festimi “i pamundur” i Dele ALLI, kërkon ta bëjë dhe LORIK CANA, por…(VIDEO)

Isa.Autor

NDESHJA E SHTYRË NË KUPËN E ITALISË/ Milani u tërbua duke pritur, “kuqezinjtë” qëndruan në autobus deri në…

Delo.autor

Leave a Comment